Kur mendojmë për demencën, zakonisht e lidhim atë me harresën, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundjen e Alzheimerit.
Por ekspertët tani po thonë se ka edhe shenja të tjera paralajmëruese që mund të sinjalizojnë ndryshime të hershme në tru.
PROBLEME FINANCIARE
A harroni të paguani faturat ose nuk jeni në gjendje të kurseni? A bëni shpenzime të mëdha, impulsive?
Menaxhimi i financave është i ndërlikuar dhe përfshin bashkëveprimin e shumë rajoneve të trurit.
Problemet mund të shfaqen vite përpara humbjes së kujtesës ose para se të dalin në pah simptoma të tjera.
ÇRREGULLIME TË GJUMIT
A kanë ndryshuar ndjeshëm zakonet tuaja të gjumit apo nuk jeni në gjendje të qëndroni zgjuar gjatë ditës? A i përjetoni ëndrrat tuaja duke bërtitur ose duke goditur partnerin tuaj gjatë gjumit?
Pjesë të trurit rregullojnë ciklet e gjumit dhe zgjimit – ato janë të parat që preken nga sëmundja e Alzheimerit dhe shfaqin probleme vite përpara se të dalin simptomat e kujtesës.
NDRYSHIME NË PERSONALITET
A jeni bërë më pak ekstrovert? A po bëheni më të tërhequr ose po e kufizoni rrethin tuaj shoqëror?
Dëmtimi në tru mund të rezultojë në ndryshime në personalitet, si bërja e më pak aktiviteteve.
Një rënie në kujtesë gjithashtu mund të bëjë që njerëzit të duken ndryshe, si për shembull, të shfaqen gjithnjë e më të çrregullt.
VËSHTIRËSI NË DREJTIMIN E AUTOMJETEVE
A keni pasur aksidente ose raste të shmangieve të aksidenteve? A frenoni ose përshpejtoni papritur?
Drejtimi i makinës është një nga gjërat më të ndërlikuara që bëjmë çdo ditë.
HUMBJE E NUHATJES
A keni humbur ndjenjën e nuhatjes? Mund të mos jetë vetëm COVID. Apo a i identifikoni gabimisht aromat?
Pjesët e trurit që kontrollojnë nuhatjen janë ndër zonat e para që dëmtohen në sëmundje si demenca.
Shumë njerëz fillojnë të humbasin ndjenjën e nuhatjes vite ose edhe dekada përpara se të shfaqen simptomat e tjera.