×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 10:53

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës.

    Në një thirrje të publikuar në Facebook IKSHPK-ja ka renditur disa nga arsyet se pse duhet marrë vaksinën kundër Human Papilloma Virusit (HPV)

    “Çdo vit, mbi 30.000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSH-së. Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030”, thuhet në këtë postim.

    Tutje theksohet se Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

    Vaksinimi bëhet në shkolla. “Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund. Informohu, vaksinohu, kontrollohu … dhe tregoi shoqes suaj se je vaksinuar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!