×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Jetëgjatësia në botë është rritur me 6.2 vite që nga viti 1990

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 20:07

    Jetëgjatësia është rritur me 6.2 vite që nga viti 1990 sepse shkaqet kryesore të vdekjes si infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, goditjet në tru dhe sëmundjet ishemike të zemrës janë trajtuar, sipas një studimi të fundit të botuar në “The Lancet”.

    Sidoqoftë, menaxhimi i dobët i pandemisë Covid-19 “kufizoi” përparimin në shumë vende. Rajoni që përfshin Azinë Juglindore, Azinë Lindore dhe Oqeaninë pati rritjen më të madhe të jetëgjatësisë midis viteve 1990 dhe 2021, duke shënuar rekordin me 8.3 vite.

    Në këto vende ra vdekshmëria nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes, goditjet në tru, infeksionet, por edhe mënyra sesi menaxhuan pandeminë e koronavirusit. Azia Jugore pati rritjen e dytë më të madhe në jetëgjatësi (7.8 vjet).

    Studimi, i kryer nga Instituti i Pavarur i Kërkimeve Amerikane për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit, gjithashtu thekson sesi Covid-19 ka ndryshuar rrënjësisht 5 shkaqet kryesore të vdekjes për herë të parë në 30 vjet. Për herë të parë, pandemia shkaktarja kryesore e vdekjeve.

    Rajonet më të prekura nga pandemia e Covid-19 ishin Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe Afrika Sub–Sahariane. Së fundi, studimi nxjerr në pah kërcënimet e reja nga sëmundjet jo të transmetueshme, si diabeti apo dhe sëmundjet e veshkave, të cilat janë në rritje në çdo vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!