×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Keni barkun e fryrë dhe pse nuk jeni mbipeshë? Këto janë arsyet

    Reporteri
    23 Shtator 2026 | 11:23

    Të kesh një stomak të sheshtë nuk ka gjithmonë lidhje me dietën apo aktivitetet që jeni duke ushtruar. Mësoni faktorët e tjerë që mund të “punojnë” kundër jush:

    1-Gjënetika juaj: mund të jetë një nga arsyet pse shëndeti shkon gjithmonë në pjesën e barku: Ajo luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen dhe ruajtjen e yndyrës.Llloji i yndyrës që ruan trupi në bark dhe rreth zorrëve është kryesisht përgjegjëse për mos mbajtjen e një barku të sheshtë

    2-Mund të jeni alergjik ndaj ushqimeve të caktuara: Gjenetika gjithashtu luan një rol në alergjitë ushqimore dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimit. Disa alergji shkaktojnë gjëra të tilla si inflamacion dhe vështirësi në tretje, ose zgjerimin e stomakut dhe belit. Një shembull i zakonshëm është alergjia ndaj glutenit ose sëmundja celia.

    3-Probleme me hormone: Ndryshimi i niveleve të hormoneve është një arsye që njerëzit mund të fitojnë peshë gjatë menopauzës, veçanërisht rreth barkut. Pas menopauzës, indet e yndyrës prodhojnë estrogjen, dhe estrogjeni shkakton ruajtjen e yndyrës. Faktorë të ndryshëm mund të shkaktojnë pabarazitë hormonale si kjo, duke çuar në shtimin e peshës.

    4-Përdorimi i antibiotikëve: Përdorimi i antibiotikëve dhe ilaçet kundër depresionit janë gjithashtu të njohur për shkaktimin e një shtim të konsiderueshëm në peshë. Gjithësesi kjo varet nga lloji i ilaçeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!