×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Këto janë shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 19:58

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Ai praktikisht mbështet funksionin e çdo organi dhe sistemi në trup.

    Kur trupi përballet me mungesa të magnezit, atëherë ai vuan nga lodhja kronike, kontraktimet muskulare, të përzierat, konstipacion dhe mpirje të duarve. Nëse njeriu nuk tregohet i vëmendshëm ndaj sasive të magnezit, atëherë mund të përballet me komplikacione të ndryshme.

    Këtu përfshihen: tensioni i lartë i gjakut, osteoporoza, gurët në veshka dhe sëmundjet e zemrës.

    Shkaktarët e mungesës së magnezit

    Ekspertët thonë se depozitat e magnezit mund të shterohen për shkak të disa faktorëve. Këtu përfshihet: diabeti, mosha, diarea dhe medikamente të caktuara. Në shumë raste, gratë shtatzëna dhe lehonë vuajnë më shumë nga mungesa e këtij minerali.

    Shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit

    Mungesa e magnezit është një problem që duhet adresuar në kohë dhe për të qenë të përditësuar në lidhje me shëndetin tuaj, më poshtë do të mësoni shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit.

    Kontraktimet muskulare

    Nivelet e ulëta të magnezit, kaliumit dhe kalçiumit shkaktojnë kontraktime muskulare.

    Probleme me gjumin

    Një nga shenjat parlajmëruese të mungesës së magnezit ka të bëjë me gjumin. Njerëzit kanë vështirësi t’i zërë gjumi, të flenë gjatë natës ose ndihen tepër të lodhur nga pagjumësia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!