×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Kosi për ta luftuar ftohjen

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 9:32

    Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë.

    Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët.

    Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

    Studimet thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

    A mjafton kosi për të luftuar të ftohurën?

    Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve.

    Këto baktere janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës.

    Ekspertët thonë se kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurës për vetë faktin se përmban edhe zink.

    Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por edhe shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës.

    Sidoqoftë, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.

    Studime të tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm.

    E ftohura në vetvete është një reagim inflamator ndaj bakterit.

    Sipas ekspertëve, kosi është një ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.

    Ai gjithashtu përmban vitaminë D dhe kalcium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm.

    Megjithatë, e ftohura nuk largohet vetëm duke ngrënë kos.

    Kosi funksionon kryesisht në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor.

    Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

    Por ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura nuk duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes.

    Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm./AgroWeb.org

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!