Një pjesë e madhe e njerëzve përballen me problemin e hemorroideve, e kjo në shumicën e rasteve për shkak të ushqimit jo të shëndetshëm dhe ushtrimeve të pakta fizike.
Në një artikull të “Medicinenet”, rekomandohet që personat me këtë problem nuk duhet të qëndrojnë gjatë ulur.
Qëndrimi ulur për kohë të gjatë mund të nxisë kruarjen dhe të shtojë dhimbjen.
Si dhe, nëse për orë qëndroni në një pozicion, ato mund të përkeqësohen.
Shmangni ushqimet e shpejta.
Ato mund të jenë shkaktare të hemorroideve dhe jo vetëm. Ushqimet e skarës dhe ato që përgatiten në pak minuta s’kanë shumë fibra dhe nuk janë të lëngshme, me ç’rast mund të ndikojë në përkeqësim.
Pra, rekomandohet të hani ushqime me fibra dhe të pini shumë ujë.
Ulni stresin. Stresi është një prej shkaktarëve që ndikon që hemorroidet të shfaqen. Qetësoni veten, merruni me aktivitete fizike dhe mos u stresoni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.