Variantit të ri të koronavirusit, Omicron iu deshën vetëm disa javë që të përmbushë parashikimet lidhur me atë se sa ngjitës është, por shkencëtarët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë, teksa bota po përballet me një valë të re të infektimeve
Bazuar në sjelljen e varianteve të tjera, “nëse je i moshuar ose ke sëmundje kronike, nëse je me mbipeshë, ke më shumë gjasa të sëmuresh më rëndë. Nuk mendoj se ky variant do të jetë i ndryshëm” nga variantet e tjera në këtë aspekt, tha Carlos del Rio nga Universiteti Emory, shkruan Associated Press, transmeton REL.
Ekspertët pajtohen se qytetarët e vaksinuar plotësisht dhe me doza përforcuese është mirë që t’iu kthehen masave të para të mbrojtjes: të mbajnë maskë kur janë në hapësira të mbyllura, të shmangin turmat dhe të mbajnë distancën.
Ndryshe, mbrëmjen e së dielës në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 22 mostra të testuara, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
MSh-ja ka bërë të ditur se dy raste janë importuar nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron janë detektuar në komunën e Mitrovicës, dhe të njëjtit kanë mohuar se kanë udhëtuar apo kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.