×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Në katër komuna, pacientët mund ta përzgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 16:03

    Qytetarët e katër komunave të Kosovës , Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar.

    E kjo u është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova. Por ky sherbim aktualisht është aktiv vetëm në katër komuna.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimet e reja të MInistrisë së SHëndetësisë u lansuan përmes platformës eKosova.

    Në Platformën eKosova u lansuan katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë:

    1. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar;

    2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar;

    3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë;

    4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë;

    Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

    1. Hapja e Platformës eKosova;

    2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;

    3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”.

    Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

    Vëmendje: Momentalisht shërbimi është aktiv për këto katër komuna:

    1. Komuna Prishtinë ( QMF 5- Ulpianë dhe QMF 6- Bregu i Diellit)

    2. Prizren

    3. Lipjan dhe

    4. Istog

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!