Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ka nisur nga qendra shëndetësore numër 10 në kryeqytet fushatën e vaksinimit kundër gripit sezonal, me 35 mijë vaksinat e para të mbërritura në vend.
Sipas ministres javën e ardhshme do të mbërrijnë në vendon tonë rreth 200 mijë.
“Nga dita e sotme po shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal. Javën tjetër mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit. Vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut, duke siguruar vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna”,-tha Manastirliu.
Bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë edhe vaksinimi anti-Covid në çdo qendër shëndetësore në vend, për të cilin Manastirliu kërkoi ndërgjegjësimin qytetar për shmangien e fataliteteve.
“Ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi për të pasur sa më pak infektime, hospitalizime dhe për të shmangur fatalitetet”,-theksoi Manastirliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.