Për herë të parë në gjysmë shekulli, është zbuluar një lloj i ri terapie kundër sulmeve të astmës. Bëhet fjalë për ilaçin “Benralizumab”, i cili, siç theksohet, ka rezultuar shumë më efektiv se barnat ekzistuese në trajtimin e astmës së rëndë dhe të ashtuquajturat sulme astmatike, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ilaçi injektohet te pacientët, duke qetësuar pjesët e sistemit imunitar që janë tepër të irrituar gjatë një ataku astme ose sëmundje kronike obstruktive pulmonare.
Si mjekët, ashtu edhe pacientët e përshëndesin mënyrën e re të trajtimit të astmës së rëndë dhe COPD-së, duke e quajtur atë revolucionare, duke pasur parasysh se nuk ka ndryshuar shumë në këtë fushë mjekësore në 50 vitet e fundit. Sipas ekspertëve, “Benralizumab” është më efektiv se terapia standarde dhe redukton nevojën për trajtim të mëtejshëm me 30 për qind.
Provat klinike kanë treguar se pacientët me astmë ose COPD, të cilëve iu është injektuar ilaçi, kishin shumë më pak gjasa të përjetonin gulçim dhe simptoma të tjera të sëmundjes deri në katër javë pas marrjes së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.