×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Njerëzit që pëlqejnë ushqimet e hidhura mund të kenë prirje psikopatie, thotë ky studim

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 23:55

    Jeni nga ata njerëz që preferoni kafenë e fortë dhe të zezë në vend të një kapuçinoje? Doni çokollatën 90% të zezë në vend të një tjetre me qumësht apo fruta të thata? Po kur dilni për t’u argëtuar darkave, zgjidhni një xhin tonik në vend të një kokteji më të ëmbël?

    Atëherë, nëse shumica e përgjigjeve tuaja është “Po”, kemi një lajm të keq!

    Një studim zbuloi një lidhje midis shijimit të ushqimeve të hidhura dhe tipareve të personalitetit “psikopatik”. Nëse e gjeni veten më të orientuar drejt gjërave me shije të hidhur, mund të zbuloni një të vërtetë të errët.

    Njerëzit në rrjetet sociale janë tronditur disi pasi javët e fundit është publikuar një studim që shqyrton shijet ushqimore të individëve dhe lidhjen e kësaj të fundit me personalitetin. Ekspertët thanë se njerëzit që shijojnë ushqime të hidhura mund të kenë një anë shumë të errët dhe mund të shfaqin tipare të personalitetit psikopatik, antisocial dhe sadist.

    Studiuesit nga University of Innsbruck në Austri morën në shqyrtim shijet ushqimore të 953 amerikanëve. Pjesëmarrësit u pyetën për preferencat për ushqim, pijet e ëmbla, të tharta, të kripura, të hidhura, etj.

    Të njëjtët njerëz u detyruan më pas që t’i përgjigjeshin katër anketave të ndryshme që vlerësonin tiparet e personalitetit antisocial si psikopatia, narcizmi, agresiviteti dhe sadizmi. Rezultatet e studimit zbuluan se ekzistonte një lidhje e rëndësishme midis “kënaqësisë në rritje nga ushqimet e hidhura dhe prirjeve të shtuara sadiste”.

    Ushqimet e hidhura përfshinin gjëra të tilla si xhin dhe tonik, kafe dhe çokollatë e zezë. Këta individë u konstatua se mund të kënaqen edhe duke parë filma të tmerrshëm, teksa përleshjet fizike dhe aktet e torturës u dukeshin interesante.

    Çfarë është psikopatia?

    Psikopatia është një çrregullim neuropsikiatrik që karakterizohet nga reagime të mangëta emocionale, mungesë ndjeshmërie dhe kontrolle të dobëta të sjelljes, që zakonisht rezultojnë në devijime të vazhdueshme antisociale dhe sjellje kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!