×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Pesë këshilla për kujdesin ndaj veshkave

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 9:25

    Ndërsa shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshkë apo rëra, mjekët kanë dhënë disa këshilla bazike për kujdesin ndaj veshkave.

    Veshkat, përveç që janë përgjegjëse për të nxjerrë toksinat e ujin e tepërt nga organizmi, ato luajnë rol të rëndësishëm edhe për mirëmbajtjen e nivelit të insulinës në trup, raporton India.com

    Këshilla numër një për kujdesin ndaj veshkave është që të mos ndiqet një stil i jetës që çon në diabet. Kjo për shkak se diabeti i dëmton veshkat. Niveli i lartë i sheqerit në gjak, i vë veshkat nën presion më të madh për ta filtruar gjakun. Prandaj duhet mbajtur një rutinë e mirë e të ngrënit shëndetshëm.

    Këshilla e dytë është menaxhimi i peshës së tepërt. Pesha e tepërt çon në probleme të ndryshme shëndetësore duke përfshirë edhe problemet me veshkë. Është e rëndësishme mbajtja e peshe optimale trupore, duke mos përdorur ushqim të përpunuar shumë herë, i cili shkakton mbipeshë dhe nuk ka asnjë vlerë ushqyese.

    Këshilla e tretë është të bëhet kujdes me kripërat. Veshkat janë përgjegjëse për rregullimin e kaliumit në gjak. Sasi të mëdha të kripës do të bëjnë që shtypja e gjakut të rritet, e të rritë rrezikun gjithashtu nga gurët në veshkë. Kjo ndodh për shkak se mbetjet e vogla që vijnë nga mineralet e ndryshme që konsumon njeriu, mblidhen në veshkë duke krijuar rërë, e më pastaj prej asaj rëre krijohen gurët.

    Këshilla e katërt është hidratimi. Të qenit të hidratuar është një rregull që njihet si “e artë” për shëndetin në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për veshkat kjo gjë është e domosdoshme për shkak se uji nuk lejon që mbetjet nga mineralet e ushqimet e tjera të grumbullohen e të formojnë rërë.

    Këshilla e pestë është mënyra e balancuar e të ngrënit. Sa më shumë fruta e perime të hajë njeriu aq më mirë do të funksionojë organizmi e sidomos veshakët. Kjo gjë i bën ato ta kryejnë punën me lehtësi. Sa më pak krip e ushqim të shpejtë është më mirë për shëndetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!