×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Pesë mënyra për tejkalimin e tensionit të ulët

    Reporteri
    12 Shtator 2023 | 18:14

    Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

    Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

    Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.

    Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

    Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut

    Kafeja

    Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut.

    Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji.

    Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

    Çaji i jamballit

    Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit.

    Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

    Ullinjtë

    Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër.

    Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

    Ushqimet e pasura me vitaminë B-12

    Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12.

    Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut.

    Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12.

    Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

    Uji

    Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut.

    Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik./AgroWeb.org

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!