×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Provoni këtë maskë me vetëm dy përbërës dhe shihni mrekullinë në lëkurën tuaj

    Reporteri
    24 Nëntor 2023 | 22:19

    Nuk ka se si të mos jetë ëndrra e çdo vajze dhe gruaje, një lëkurë e bukur dhe plot shkëlqim. Kjo pasi faktorë të përditshëm si lagështira e tepërt ose ajri i thatë, era, pluhuri etj, ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës.

    Në këtë artikull do ju tregojmë një maskë super të thjeshtë, me vetëm dy përbërës që do të bëjnë vërtetë mrekulli për një bukuri të dëshiruar kaq shumë.

    Përbërësit: 1 banane, 1 lugë gjelle mjaltë.

    Përgatitja: Qëroni bananen dhe me ndihmën e një luge grumbulloni vetëm tulin që gjendet në lëkurën e saj. Vendoseni në një enë dhe shtojini një lugë mjaltë. Përziejini mirë derisa të krijohet masë e njëtrajtshme dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Këtë maskë rekomandohet ta mbani për 15- 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!