QMF-ja 6 në Breg të Diellit ka rifilluar punën në shërbimin e vaksinimit pas renovimit. Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
Shërbimi i vaksinimit është zhvendosur në katin përdhes të objektit, duke ua lehtësuar hyrjen, veçanërisht prindërve që i sjellin fëmijët me karroca.
Rama e cilëson të rëndësishëm investimin në infrastrukturë, pasi thotë se ai ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai u shpreh se: “Përmirësimi i infrastrukturës është një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.”
Po ashtu, ai thekson se një numër i madh i qytetarëve marrin shërbime në këtë qendër, andaj renovimi i saj ka qenë i domosdoshëm. “Vetëm në këtë qendër administrohen rreth 17 mijë vaksina”, ka thënë Rama.