×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Shpërthimi misterioz i sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, OBSH kërkon përgjigje nga Kina

    Reporteri
    26 Nëntor 2023 | 11:57

    Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon nga Kina informacion të detajuar në lidhje me shpërthimin e sëmundjeje të frymëmarrjeve dhe grupime të raportuara të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët.

    Që nga mesi i tetorit, OBSH njoftoi se Kina veriore ka raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin krahasuar me të njëjtën periudhë në tre vitet e mëparshme.

    Ditët e fundit, mediat vendase, treguan për spitale të mbushura me prindër dhe fëmijë që presin të kontrollohen nga mjekët.

    OBSH-ja është përgjigjur duke i bërë një kërkesë zyrtare Kinës për informacion shtesë si dhe rezultate laboratorike nga shpërthimet e raportuara tek fëmijët.

    Sipas Sky News komuniteteve kineze i është kërkuar të marrin masa parandaluese duke përfshirë vaksinimin, mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës nga njerëzit e sëmurë, qëndrimin në shtëpi kur janë të sëmurë dhe larjen e rregullt të duarve.

    Autoritetet kineze konsiderojnë shkaktare heqjen e kufizimeve të COVID-19 dhe qarkullimit të patogjenëve të njohur, duke përfshirë virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV), gripin dhe infeksionet e zakonshme bakteriale që prekin fëmijët.

    OBSH njoftoi se kishte paqartësi për këto raste, nëse kanë lidhje rritjen e përgjithshme të infeksioneve të frymëmarrjes të raportuara më parë nga autoritetet kineze ose ngjarje të veçanta.

    Ndër të tjera në informacionet e qarkulluara, organizata ka marrë të dhëna nga autoritetet, ndërkohë po kërkon ende për më shumë detaje.

    Rritja e rasteve të sëmundjeve risjell në vëmendje edhe mungesën e transparencës që Kina bëri gjatë periudhës së COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!