Ushqimet e fermentuara njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, por tani studiuesit kanë zbuluar se ato falin edhe benefit për shëndetin mendor.
Shkencëtarët nga Kolegji Universitar Cork në Irlandë, prezantuan tek pjesëmarrësit një dietë një mujore, e cila është projektuar posaçërisht për të fuqizuar bakteret e zorrëve të një personi.
Kjo dietë përfshinte dy ose tre racione në ditë me ushqime të fermentuara, të tilla si lakra turshi etj.
Pjesëmarrësit konsumuan gjithashtu fruta dhe perime të larta në prebiotikë, si qepët, preshi, lakra, molla, banania bishtajoret dhe drithërat.
Ekspertët besojnë se përdorimi i ushqimeve të mira për sistemin tretës, ndikon pozitivisht në komunikimin zorrë-tru dhe kjo mund të mundësojë reduktimin dhe çrregullimet e lidhura me stresin.
Po ashtu kjo bën që truri dhe zorrët të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, duke lejuar kryerjen e funksioneve thelbësore të trupit.
Të dhënat e studimit treguan edhe se njerëzit që konsumuan ushqimet e fermentuara bënin një gjumë të qetë.
Herën tjetër që do të ndiheni të stresuar, mendoni më me kujdes për atë që planifikoni të konsumoni për drekë ose darkë.
Përfshirja e më shumë fibrave dhe ushqimeve të fermentuara për disa javë mund t’ju ndihmojë të ndiheni pak më pak të stresuar./Agroweb
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.