Sipas të dhënave studimore, nivelet e ulëta të vitaminës D, rrisin rrezikun e inflamacionit dhe sëmundjeve të mushkërive.

Mushkëritë mbështillen nga një rrjetë shumë e hollë indesh që lehtësojnë shkëmbimin e ajrit nga mushkëritë në gjak.

Kjo shtresë është aq e hollë sa nuk mund të shihet jo vetëm me sy të lirë por as në skaner.

Reklamë

Kjo shtresë e rëndësishme e mushkërive është shënjestër e shumë sëmundjeve dhe problemeve siç janë inflamacioni apo edema.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa prej sëmundjeve që mund të prekin këtë pjesë të mushkërive janë pneumonia, fibroza idiopatike pulmonare, e shumë të tjera.

Nëse kjo shtresë çahet apo tjetërsohet, ajo ndikon menjëherë në funksionin e këtij organi respirator.

Dëmet janë të pakthyeshme, thonë mjekët.

Sipas tyre identifikimi i faktorëve të rrezikut mund të jetë një hap shumë i mirë parandalues.

Reklamë

Gjetjet e disa studimeve të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se mungesa e vitaminës D mund të jetë faktor rreziku në shfaqjen e disa prej sëmundjeve të lartpërmendura.

Vitamina D është shumë e rëndësishme kundër inflamacionit dhe për imunitetin e fortë.

Kjo vitaminë ka një rol pengues për shumë sëmundje që prekin mushkëritë, përfshirë edhe azmën.

Burimet e Vitaminës D

Reklamë

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit.

Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë me shumë diell përfitojnë më shumë.

Vitaminën D mund ta marrin edhe nëpërmjet disa ushqimeve.

Reklamë

Bëhet fjalë për ushqime të fortifikuara ose të pasura siç janë qumështi dhe drithërat apo tek peshqit si salmoni, toni dhe skumbria.

Vitaminë D ka edhe vaji i papërpunuar i peshkut dhe i merlucit të cilin mund ta gjeni si suplement në farmaci.