×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Si t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale

    Reporteri
    25 Nëntor 2025 | 18:15

    Së fundmi njerëzit po përdorin alternativa të ndryshme për zbardhim të dhëmbëve, përfshire edhe ato natyrale.

    “Times of India” ka renditur disa mënyra natyrale për zbardhjen e dhëmbëve

    Larja me sodë bikarbonat po konsiderohet të jetë metodë e efektshme pasi kjo sodë përmban veti natyrale zbardhimi dhe përdoret nga brendet e ndryshme dentare si përbërës i pastave të dhëmbëve.

    Sipas një studimi që është publikuar në gazetën American Dental Association, pastat e dhëmbëve që përmbajnë më shumë sodë bikarbonat, janë më efektive për heqjen e njollave në sipërfaqen e dhëmbëve.

    Pastrimi me vaj është metodë e vjetër për të larguar bakteret nga goja. Disa studime kanë treguar se pastrimi i gojës e vaj të kokosit ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve pasi ky vaj përmban acid laurik, i cili ka veti antimikrobiale. Shpëlarja e gojës me vaj kokosi për 15 deri në 20 minuta do të mund të jetë efektive në zbardhjen e dhëmbëve.

    Ngrënia e frutave dhe perimeve të forta si mollët, karotat e trangujt mund të ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale duke hequr njollat nga dhëmbët. Këto ushqime stimulojnë prodhimin e pështymës, e cila neutralizon acidet në gojë dhe forcon dhëmbët.

    Sipas një studimi që është publikuar në gazetën “Natural Science, Biology and Medicine”, tekstura e mollës dhe e karotave mund të ndihmojë në largimin e njollave në dhëmbë.

    Uthulla e mollës është ilaç për shumë gjëra, përfshirë edhe shëndetin oral. Pasi përmban veti zbardhuese, shpëlarja e gojës me uthull molle ndihmon largimin e njollave në dhëmbë. Është më rëndësi të përdoret me kujdes në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i dhëmbëve.

    Për ta përdorur uthullën e mollës për zbardhim të dhëmbëve, fillimisht duhet të përzihet me ujë e pastaj të pastrohet goja për disa minuta e në fund të shpëlahet prapë me ujë në mënyrë që acidi i mollës të mos e dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

    Pastrimi i dhëmbëve me lëvore të portokallit ndihmon largimin e njollave gjithashtu sepse lëvorja e portokallit përmban d-limonene, i cili është pastrues natyral. Vitamina C, e cila gjendet në lëvoren e portokallit gjithashtu ndihmon edhe mishrat e dhëmbëve duke parandaluar inflamimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!