×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Si trajtohet depresioni në shtatzëni?

    Reporteri
    04 Dhjetor 2023 | 19:39

    Në depresionin e lehtë një afri individuale me psikiatrin, rregullon rrezikun e mundshëm të ndërprerjes së medikamenteve përkundër rezultateve të pafavorshme të mundshme.

    Antidepresivët zakonisht janë të indikuar në gratë me të kaluara të depresionit të rëndë periodik.

    Çfarë këshillash duhet të jepen për planifikimin familjar?

    Femrat duhet t’i drejtohen shërbimeve specialistike psikiatrike, nëse është e mundshme, për të kërkuar këshilla para se ata të planifikojnë mbetjen me barrë.

    Femrat të cilat nuk kanë rrezik të lartë të keqësimit duhet të tentojnë t’i ulin barërat gradualisht, para se të nisen për të mbetur shtatzëna.

    Si përparon depresioni me shtatzëninë?

    Gratë që kanë të kaluar me çrregullime emocionale ose sëmundje bipolare duhet të drejtohen tek shërbimi psikiatrik perinatal ose, kur një shërbim i tillë nuk u ofrohet, të drejtohen tek shërbimet e përgjithshme psikiatrike për kontroll të shtatzënisë.

    Gratë e tilla duhet të mos e ndërpresin menjëherë marrjen e medikamenteve kur kuptojnë se janë shtatzëna, transmeton Telegrafi.

    Kontrollimi i rregullt i gjendjes shpirtërore gjatë shtatzënisë duhet të jetë i zakonshëm për të gjitha gratë te të cilat depresioni antenatal është vështirë të mënjanohet, dhe është një prej parashikuesve më të fuqishëm të depresionit postnatal; te rreth gjysma e tyre depresioni postnatal kishte filluar gjatë shtatzënisë.

    Ndërprerja graduale e antidepresivëve gjatë tremestrit të tretë në përpjekje për të minimizuar efektet anësore në foshnjën është e kundërshtueshme. Kjo strategji shpie në një rrezik potencialisht të lartë të keqësimit gjatë tremestrit të tretë dhe në periudhën e hershme pas lindjes.

    Në praktikë është veprim i mirë dhënia e gjirit në periudhën e menjëhershme postnatale të shoqërohet nga futja në përdorimin gradual të formulave të qumështit si një strategji që do të ulë ndikimet e depresionit edhe tek fëmija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!