Sindikata e QKUK-së përmes një komunikate të lëshuar për media ka bërë të ditur se me 21 shtator do të mbajë protestë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në komunikatë thuhet se kërkesa e tyre është “Rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023”.

“Në mbldhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me dt 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me dt 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat : -Rritje pagash për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave-Rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. -Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023”, thuhet në komunikatë.

Reklamë

Kjo sindikatë thotë se kërkesa bazohet në faktin se rritje pagash nuk ka pasur që nga viti 2014.

“Këto kërkesa adresohen me arsyetim: Për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014. Rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet tutje.