×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Studimi: A e zvogëlon vaksinimi rrezikun e transmetimit të Covid brenda familjes?

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 23:28

    Njerëzit të cilët janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid, por që infektohen me virusin, janë po aq infektues për të tjerët në familjen e tyre sa njerëzit e pavaksinuar të infektuar, sugjeron një hulumtim i ri.

    Familjet janë një mjedis kyç për transmetimin e infeksioneve të Covid për shkak të kontaktit të shpeshtë dhe të përditshëm me një person të infektuar.

    Për Lancet, studiues nga disa institucione duke përfshirë Imperial College London dhe Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar raportojnë se ata analizuan të dhënat nga 204 kontakte shtëpiake të 138 personave të infektuar me variantin Delta.

    Rezultatet sugjerojnë se edhe ata që janë plotësisht të vaksinuar kanë një rrezik të konsiderueshëm për t’u infektuar. Analizat zbulojnë se një kontakt plotësisht i vaksinuar ka një shans 25% për ta marrë virusin nga një anëtar i infektuar i familjes, ndërsa një kontakt i pavaksinuar ka një shans 38% për t’u infektuar.

    Ekipi shton se niveli maksimal i virusit tek individët e infektuar ishte i njëjtë, pavarësisht nëse ata ishin vaksinuar ose jo, megjithëse nivelet ranë më shpejt te njerëzit e vaksinuar, duke sugjeruar se ata “e pastrojnë” infeksionin më shpejt.

    Pra, nëse individët e vaksinuar plotësisht infektohen, ata mbeten të mbrojtur kundër simptomave të rënda të Covid dhe vdekjes dhe priren të kenë vetëm një infeksion të lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!