×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Studimi: Nëse shikoni shumë futboll, mund të pësoni sulm në zemër

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 8:42

    Sipas një studimi nga Universiteti i Oxfordit, tifozët besnik të klubeve të futbollit përjetojnë nivele të ndryshme të stresit, saqë janë të rrezikuar të pësojnë sulm në zemër.

    Tifozët përjetojnë të gjitha së bashku me klubin. Uljet ngritjet dhe gjithçka mes tyre.

    Sa shumë e lejojmë futbollin të ketë ndikim në jetën tonë varet se sa thellë jemi të përfshirë në të, por studimet e reja tregojnë se fansat e devotshëm janë në rrezik të dëmtimeve serioze.

    Tifozët e devotshëm të futbollit përjetojnë nivele të larta të stresit, ndërsa shikojnë ekipin e tyre duke luajtur, duke rrezikuar edhe veten nga një sulm në zemër.

    Gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Brazilit për Kupën e Botës 2014, e cila përfundoi me fitoren e gjermanëve 7-1, studiuesit e Oksfordit kanë testuar pështymën e tifozëve brazilianë.

    Ata gjetën nivele të larta të kortezolit, një situatë mjaft e rrezikshme pasi sjell rritjen e presionit të gjakut dhe sulm në zemër.

    “Tifozët të cilët janë bashkuar fuqimisht me ekipin e tyre, kanë një sens më të fortë për të qenë ‘një” me ekipin, ndaj dhe përjetojnë përgjigjen më të madhe të stresit fiziologjik kur shikojnë një ndeshje, “tha Dr. Martha Newson, studiuese në Qendrën e Studimit të Kohezionit Social, në Oksford.

    Dr Newson sugjeroi që stadiumet duhet të zbehin dritat dhe të luanin muzikë qetësuese pas ndeshjeve.

    “Klubet mund të jenë në gjendje të ofrojnë masa shëndetësore për tifozët më të përkushtuar, të cilët janë në rrezikun më të madh për të përjetuar stres të shtuar gjatë lojës,” shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!