×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Studimi: Ora e duhur që të shkoni në palestër për të humbur sa më shumë peshë

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 18:49

    Aktiviteti fizik, gjatë orëve të mëngjesit, nga ora 7 deri në 9, është më i favorshmi për të luftuar mbipeshën. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën Obesity Society.

    Studiuesit theksojnë se kërkimet e mëparshme janë fokusuar në frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, por pak janë përqendruar te koha e të ushtruarit.

    Ata përdorën të dhëna nga 5285 pjesëmarrës dhe aktiviteti fizik u klasifikua në tri kategori, mëngjes, mesditë, mbrëmje. Rezultatet zbuluan një lidhje të fortë midis rënies në peshë te grupi i mëngjesit./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!