×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Terapi gjenetike për të zhdukur dhimbjen

    Reporteri
    21 Janar 2026 | 21:00

    Fikja e dhimbjes mund të realizohet përmes një terapie gjenetike. Është tentuar dhe realizuar fikja e disa lidhjeve cerebrale përgjegjëse për dhimbjen, pa efekte anësore dhe e arritur me sukses.

    Aktualisht kjo metodë e re është eksperimentuar tek kaviet në laborator, është përshkruar në revistën shkencore ndërkombëtare Nature dhe në të ardhmen mund të kontribuojë në terapitë e reja kundër dhimbjes tek njeriu.

    Dhimbja kronike, shpjegojnë kërkuesit e Universitetit Stanford, përngjan me një radio e cila e ka volumin të bllokuar në maksimum dhe nuk mund të ulet. Edhe terapitë dhe medikamentet më të mira arrijnë të japin rezultat, por asnjëherë të plotë dhe shpesh me efekte anësore domethënëse.

    Për këtë arsye, përpjekjet janë përqendruar në burim, pra tek lidhjet nervore përgjegjëse për dhimbjen. Pasi janë dalluar mekanizmat dhe një punë e gjatë kërkimore, ku janë përfshirë disa nga universitete amerikane më në zë në fushën e mjekësisë, është arritur të ndërtohet një terapi gjenetike, e cila në eksperimentet tek kaviet rezultoi plotësisht e suksesshme. Kjo është e para në gjendje të veprojë mbi neuronet dhe e kanalizuar mbi sistemin nervor qendror për trajtimin e dhimbjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!