Autoritetet shëndetësore në Qipro bëjnë me dije se kanë zbuluar një mutacion të ri të koronavirusit, i cili është një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron dhe për këtë arsye ka marrë dhe emrin Deltacron.
Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Qipros, Leondios Kostrikis, deri në këto momente janë identifikuar 25 persona të infektuar me këtë variant, por është ende herët për të arritur në konkluzione rreth tij.
Kostrikis dhe ekipi i tij gjithashtu bëjnë me dije se rastet e të infektuarve më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.
Sekuencat e 25 rasteve të Deltacron u dërguan në “Gisaid”, bazën e të dhënave ndërkombëtare të Institutit “Pasteur” në Paris që gjurmon ndryshimet në virus, më datë 7 janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.