×
Opinione

Kosova në mendjen dhe kujtimet e gazetarit nga Egjipti

Reporteri
02 Shtator 2020 | 16:07

Autor: Atef Elhemaly


Kthimi i lutjeve të së Premtes (faljes ne Xhami) me kaq dëshirë të madhe ma ktheu në kujtesë skenën e lutjes që kisha parë gjatë vizitës time në Kosovë në 2013.


Në prag të kësaj dite, unë kisha mbërritur dhe endesha rrugëve. Përshtypjet e mia të para ishin se isha në një vend që jeton të gjitha aspektet e jetës perëndimore .. Unë nuk e ndjeja se isha në një vend mysliman derisa shkova në Namazin e xhumasë ditën tjetër.

Unë hyra në xhami rreth një çerek orë para faljes së namazit të xhumasë … Gjeta një vend për t’u ulur me shumë vështirësi … Skena e mbushur me njerëz ishte krejtësisht e kundërt me skenat që pashë në prag të kësaj dite.

Predikimi i së Premtes ishte i ish Myftiu i Madh i Kosovës .. Unë shkova tek ai pas lutjes dhe bisedova me të për këtë ndryshim dhe midis dy skenave .. Ai më tha: A e dini se xhamitë tona ishin bosh nga adhuruesit vite më parë dhe se skena e mbingarkesës që pashë sot brenda xhamisë është fryt i përpjekjeve për të ripërcaktuar (për ta njohur) njerëzit përsëri fetarë.

Unë dola dhe mendova për dëshirën e njerëzve për xhaminë dhe padurimin e tyre për të marrë pjesë para kohës së namazit të xhumasë. Biseda për identitetin ishte e pranishme në mendjen time gjatë gjithë udhëtimit tim. Namazi i xhumasë ishte simboli dhe domethënia e këtij identiteti siç donte të më thoshte Myftiu.

Disa minuta më vonë .. Shkova në Konferencën e Dialogut Ndërfetar, aktivitetet e së cilës po mbuloja në të njëjtën ditë .. Takova dikë midis pjesëmarrësve i cili më ndaloi të më thoshte: Ju jeni Egjiptian .. apo jo? .. Unë i thashë: Po. Nga e dinit .. Ai më tha: Karakteristikat e tua janë egjiptiane dhe ngjyra jote është egjiptiane.

Ai më përqafoi fort sikur të kishte gjetur një mik të vjetër .. Pastaj ai më tha: Unë e dua Egjiptin .. E pyeta: A e keni vizituar më parë? Ai u përgjigj: Unë kurrë nuk e kam vizituar atë. Unë jam hoxhë dhe predikues, jam shkolluar në Arabinë Saudite. Por unë e shoh Islamin në Egjipt. Unë i mësoi përmendësh predikimet e hoxhallarëve të mëdhenj egjiptianë nga zemra. Ata janë modeli im dhe unë nuk mbaj hutben e së Premtes para se të dëgjoj predikimet dhe mësimet e tyre.

Unë u ktheva në Egjipt dhe të gjitha skenat më mbetën në mendje .. Kjo mbivendosje është e pranishme në të gjitha vendet .. Por çështja është e ndryshe atje .. Aspektet e jetës perëndimore janë fort të pranishme .. dhe dëshira për lutje ishte gjithashtu shumë e pranishme…

Vitin pasues .. Unë u ktheva në Kosovë dhe jam motivuar kësaj here dhe u afrova gjithnjë e më shumë. Të lexosh për historinë e këtij vendi dhe të ndjekësh të tashmen e tij nga ekranet e TV satelitor dhe faqet e lajmeve nuk mjafton .. Të jesh në qendër te kjo skenë përsëri, është gjëja më e rëndësishme për të formuar përshtypjen e vërtete, biseda në mua bazohej në identitet .. i cili është themeli gjate historisë dhe i çdo vendi.

Pjesëmarrja e vitit pasues ishte plot me skena të tjera që plotësuan luftën që po zhvillohej në mendjen time kur shkova në namazin e pasdites në një xhami të vogël ngjitur me selinë e konferencës … Ndërsa isha në rekatin e parë që pashë një person me veshje të zezë që lutet pranë meje .. kështu që i largova këmbët pak nga pak nga ai.

Menjëherë pas mbarimit të lutjes .. ishte një befasi e madhe për të gjithë adhuruesit kur gjetëm se ai ishte një rabin hebre që ishte ndër pjesëmarrësit në konferencë. Një nga adhuruesit e pyeti për arsyen e lutjes së tij me ne. Ai u përgjigj se e do lutjen e myslimanëve dhe ata i vlerësojnë shumë. Kështu që një tjetër e pyeti: Cili është vendi juaj: Ai tha: Jeruzalemi.

Pasi u ktheva në konferencë .. Gjeta një person tjetër që kërkonte të fliste me mua dhe ai me ofroi të ndiqja një fe të re .. dhe më ftoi të ulesha me të Dërguarin e kësaj feje!

Nuk ishte për t’u habitur për mua, sepse unë e di që konferenca nuk është një dialog midis ndjekësve të feve vetëm monoteiste … por midis çdo personi që thotë se ai mbart një fe të re dhe po kërkon pasues .. të gjithë janë të pranishëm .. mbase jo vetëm për të marrë pjesë .. por për të gjetur një vend për të në këtë tokë.

Kosova .. është vendi i fundit mysliman me Evropën .. dhe një pikë e rëndësishme ndarëse në të gjitha konfliktet e vjetra .. Ajo gjithashtu doli dy dekada më parë nga zjarri i serbëve në krahët e Evropës plot me ferra.

Këtu të gjithë vijnë … Evropa është e pranishme me ligjet, zakonet dhe organizatat e saj pas çlirimit të Kosovës nga serbët … dhe ata që mbajnë flamujt e paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës vijnë nga entiteti sionist dhe entitetet e tjera … Edhe ata që promovojnë fetë e reja shohin një qëllim strategjik në këtë vend që është shkëputur për dekada.

Unë u ktheva përsëri në Egjipt dhe jam më i shqetësuar për këtë vend, i cili është në një gjendje kërkimi për identitetin e tij në mes të të gjitha këtyre ndërhyrjeve. Unë pashë me shumë trishtim lajme për shfaqjen e qindra pjesëtarëve te ISIS nga atje .. dhe ankthi u rrit kur dëgjova për konfliktet në këtë tokë midis pasuesve të atyre që e mbështesin Erdoganin dhe Fethullah Gulenin dhe Arabin Saudite.

Por, përkundër gjithë këtyre konflikteve dhe ndërhyrjeve … skena e frekuentimit intensiv dhe mallit për lutjet e së Premtes dhe konkurrencës për të pasi atë e kishin lëne për shumë vite është e vetmja që më mbetet në mendje … dhe biseda e hoxhës që sheh identitetin e tij në Egjipt dhe shkon vullnetarisht tek ai kjo bisede dhe mbetet i vetmi i pranishëm në çdo bisedë për identitetin dhe për fuqinë e fjetur në Egjipt.

M’u kujtua kjo dëshirë e zjarrtë ndërsa pashë xhami dhe rrugë plot adhurues sot (ne Egjipt –përkthyesi).. të gjithë po garojnë për të marrë pjesë para se predikuesi të ngjitet në foltore .. E kuptova pse lutja e së Premtes është një simbol i identitetit dhe një mesazh i rëndësishëm për shpirtrat tanë, si dhe për armiqtë tanë .. Unë gjithashtu kuptova në Kosovë se si mësimet dhe fjalimet e hoxhallarëve tanë dhe udhëheqësve te dijetarëve te mëdhenjtë te Universitetit al-Azhar ngritën shpresën për mbijetesën e identitetit të këtij kombi gjatë historisë.

Përktheu: Zuhdi Hajzeri
*Titulli i shkrimit është vendos nga përkthyesi

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!