×
  • Prospect
  • Prospect / Poezi

    KËNGË

    Autor:Thomas Stearns Eliot
    27 Shtator 2023 | 14:06

    Poezi nga Thomas Stearns Eliot / Përkthyer nga Maksim Rakipaj

    Nëse Koha dhe Hapësira, si thonë të Urtët,
    janë gjëra që s’mund të ekzistojnë,
    dielli që nuk cenohet nga ndryshimet
    aspak nuk është më sipëror se ne.

    Përse pra, e dashur, të shpresojmë
    të jetojmë një shekull a më tej?
    Flutura që jeton veçse një ditë
    ka jetuar përjetësinë.

    Lulet që të dhashë kur vesa
    fërgëllonte në degën kacavjerrëse,
    para se bleta të shkonte të thithte
    trëndafil i egër qe tharë.

    Të ngutemi pra, të marrim sa më shumë
    pa u trishtuar nëse vyshken më pas;
    të pakta janë ditët e dashurisë sonë:
    të paktën t’i bëjmë hyjnore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!