×
  • Prospect
  • Prospect

    Liberalizmi dhe e drejta për grevë

    Reporteri
    06 Shtator 2022 | 14:55

    Autorë: Stephen K. McLeod & Attila Tanyi


    Brenda trupës së vogël të veprave filozofike rreth grevave, të marrësh pjesë në grevë zakonisht shihet si refuzim për ta bërë punën duke ruajtur pretendimet mbi të. Megjithatë, cila është marrëdhënia mes liberalizmit dhe të drejtës për grevës. Le ta trajtojmë këtë çështje.

    Gurëthemeli i liberalizmit është ajo se të drejtat dhe liritë e individit janë të rëndësisë supreme politike. Të drejtat dhe liritë, sidoqoftë, s’janë të krijuara njëjtë. Të drejtat themelore janë ato që janë politikisht aq të rëndësishme saqë kufizimet ligjore ndaj tyre janë të pajustifikueshme përveç nëse bëhen për të ruajtur të drejta tjera themelore brenda skemës së lirisë, siç është karta e të drejtave. Të drejtat themelore janë jo-absolute: një drejtësi themelore mund të kufizohet “për të mbrojtur liritë themelore të tjera dhe për të mirëmbajtur prapavinë thelbësore të kushteve për ushtrimin efektiv të tyre”. Ato janë gjithashtu të patjetërsueshme: një liri themelore as nuk mund të ndalohet e as shkëmbehet për  një të mirë tjetër.

    Sipas disa kritikëve radikalë të liberalizmit, ushtrimi efektiv i të drejtës për grevë kërkon metoda shtrënguese, dhe mund të godasë të drejtat themelore të lirisë. Kjo pikëpamje supozon se e drejta për grevë nuk është liri themelore liberale; sepse, po të ishte, atëherë ushtrimi efektiv i saj do të mund që (për liberalët) t’i kufizojë me të drejtë këto liri. Derisa e drejta për grevë nuk është cilësi tipike e listës për liri themelore, ka pak ose fare vepra mbi këtë çështje brenda teorisë liberale. Për më tepër, liberalë të linjave të ndryshme nuk pajtohen rreth asaj se cilat liri ekonomike duhet kualifikuar si themelore.

    Le t’i afrohemi marrëdhënies mes liberalizmit dhe të drejtës për grevë në dy drejtime. Prej një drejtimi negativ, pse duhet që liberalizmi të konsiderohet inkonsistent me të drejtën për grevë? Prej një drejtimi pozitiv, pse duhet të mendohet që liberalizmi është në favor, ose të kërkojë, njohjen e kësaj të drejte?

    Këtu janë katër arsye (që ndonjë prej nesh i ka hasur derisa ka grevuar) për të menduar se pse liberalizimi është jokonsistent me të drejtën për grevë, dhe kundërpërgjigjet tona ndaj tyre.

    Arsye: Greva është aktivitet kolektiv; liberalizmi u jep rëndësi politike supreme të drejtave dhe lirive politike të individit.

    Përgjigje: Nuk është konkluzion i paracaktuar se e drejta për grevë është e drejtë kolektive. Edhe nëse kolektivizmi rreth të drejtës për grevë ose akti i të grevuarit, është korrekte, pikëpamja se vetëm të drejtat ose veprimet individuale janë të mundshme është jothelbësore për liberalizmin.

    Arsye: Greva përfshin dëm të qëllimshëm ndaj palëve të treta që mund të mbipeshojë përfitimet e punëtorëve që arrihen përmes grevës.

    Përgjigje: Nëse grevat kanë për qëllim të shkaktojnë më shumë dëm se mirë atëherë, nga një pikëpamje utilitare, do të ishin moralisht të palejueshme. Liberalizmi, sidoqoftë, qartazi nuk bën të jetë e linjave utilitare. Pikëpamja se grevat “domosdoshmërisht kanë për qëllim të bëjnë dëm” ndaj palëve të treta është gjithashtu e diskutueshme: nuk është evidente që punëtorët duhet, kur dalin në grevë, të kenë për qëllim shkaktimin e dëmit, në vend të kësaj, ata në fakt vetëm parashohin se mund të ketë aso pasoja. Sigurisht, doktrina e nënkuptuar e pasojave të dyfishta, këtu, sipas së cilës ka dallime morale mes të pasurit për qëllim dhe të paraparit të pasojave të këqija si akt, mund të përjashtohet, dhe zakonisht përjashtohet nga utilitaristët. Por, edhe, nuk ka nevojë të përjashtohet, dhe, përsëri, liberalët nuk kanë nevojë të jenë utilitarë. Për më tepër, kjo pikëpamje, nëse synohet të zbatohet përtej grevave që kërcënojnë jetën ose gjymtyrët, duket se kërkon një konceptim të dëmit si “pengesë ndaj interesave”. Ky koncept, ndonëse i popullarizuar në mesin e liberalëve, nuk kërkohet nga liberalizmi. Liberalët mund të pranojnë grevat që nuk kërcënojnë jetën ose shqetësimin e gjymtyrëve, por nuk kanë nevojë të dëmtojnë palët e treta.

    Arsye: Greva përfshin trajtimin e palëve të treta të afektuara thjesht si mjete drejt qëllimit të grevistëve; kjo është e papajtueshme me llojin e respektimit të autonomisë së personave që liberalizmi do të inkurajonte që ne t’i zgjerojmë (Qëllimi nuk e justifikon mjetin).

    Përgjigje: Kur jeta dhe gjymtyrët nuk janë në pyetje, është e vështirë të shohim se si provizioni i punës si mjet për të arritur një qëllim (të fitosh bukën e gojës) do të gëzonte ndonjë avantazh moral mbi tërheqjen e asaj pune si mjet për qëllim (përmirësim, mirëmbajtje, ose ruajtje në terma dhe kushte të punësimit). Kur e bën atë punë njeriu e promovon jo vetëm qëllimin e tij por edhe qëllimet e atyre që, kur ushtrojnë punën , u shërben direkt apo indirekt; tërheqja nga puna, sidoqoftë, promovon qëllimet e punëtorëve por së paku u shkakton parehati këtyre tjerëve. Nëse nuk ka arsye të pavarura të mendosh se punëtorëve u kërkohet moralisht të promovojnë qëllimet e të tjerëve dhe në rast të një kërcënimi të interesave të punëtorëve, kjo nuk përbën kërcënim kredibil për të drejtën e grevës.

    Arsye: Grevistët shkelin një kontratë në të cilën kanë hyrë lirshëm: liberalizmi i merr obligimet kontraktuale tejet seriozisht.

    Përgjigje: Greva është, ose përfshin, një formë proteste morale. Të veprosh moralisht kërkon balancimin e arsyeve morale të njëri-tjetrit; dhe liberalizimi nuk kërkon ndalesë absolute të thyerjes së kontratës. Kundërshtimi aktual nuk e tejkalon as veten: çfarë është në rrezik është saktësisht ajo nëse kontratat ose ambienti më i gjerë ligjor/rregullativ ku janë të shkruara duhet ta njohë të drejtën për grevë. Me thirrjen për thyerje të kontrataës drejtohemi tek disa karakteristika interesante morale të grevës, nuk minohet as e drejta për grevë e as cilësitë liberale të saj. Siç thotë liberali i madh Mill dhe kritiku ‘radikal’ i liberalizmit Gourevitch, kontratat e punëtorëve në kapitalizëm nuk janë plotësisht vullnetare, ose së paku nuk do të ishin po qe se shitja fuqisë punëtore të njeriut, në rrethanat ekonomike, nuk do të ishte domosdoshmëri e të fituarit të jetesës. Kur punojmë për para, dhe jo plotësisht për dashuri ndaj punës, kontrata jonë e punësimit është, edhe pse jo në mënyrë tipike e shtrënguar, jo edhe saktësisht aq vullnetare; por e zgjedhur nën fuqinë e domosdoshmëris/nevojës shoqërore. Për më tepër, natyra e paplotë e domosdoshme e kontratës, dinamika e tregut të punës dhe ekonomia e gjerë që ndërron termat realë të kontratës, dhe cenueshmëria e punëtorëve në tekat e punëdhënësve të tyre, e minojnë idenë se kontratat e punësimit janë të shenjta. Kur kontrata e punësimit ekziston në një rend ligjor ku të dalësh në grevë është e ligjshme, kontrata nuk e uzurpon këtë, dhe bëhet me të si kushti prapavijësor që palët e kuptojnë. Për më tepër, grevat shpesh ngriten për të kundërshtuar përjpjekjet e njëanshme të punëdhënësve për të ndryshuar termet (të shkruara ose reale) dhe kushtet e punësimit.

    Liberalizmi, ose së paku forma e majtë e saj, ngritet nga konsiderata si konsistente me njohjen e të drejtës për grevë. A mundet liberalizmi të favorizojë, ose madje (nën kushtet prevalente shoqërore në demorakcitë bashkëkohore liberale) të kërkojë, që një drejtë e tillë të konsiderohet liri themelore?

    Teoreti liberal me ndikim John Rawls njihte tri metoda të nxjerrjes të lirive themelore. Duke nisur nga historiket, “ne vështrojmë regjimet demokratike dhe mbledhim një listë të drejtash dhe lirish që duken themelore dhe mbrohen sigurt në atë që duket të jetë […] regjimi më i sukesshëm”. Duke vazhduar analitikisht, “ne konsiderojmë cilat liri na sigurojnë kushtet politike dhe sociale esenciale për zhvillimin adekuat dhe uhstrimin e plotë të fuqisë morale të personave të lirë dhe të barabartë”.

    Këto dy fuqi janë aftësia për të pasur një ndjenjë drejtësie dhe aftësia për të pasur një konceptim të së mirës. Mund të përziejmë gjithashtu të dy metodat, duke dhënë një metodë hibride.

    Ndonëse nevojiten analiza më të thella juridike dhe shoqërore-shkencore, ajo nuk i vë presion të madh besueshmërisë të mendosh se e drejta për grevë mund të dalë si bazë nëpërmjet metodës historike. Demokracia është çështje shkalle. E drejta e votës universale dhe barazia në sytë e ligjit janë, si pushimet me pagesë dhe përmirësime të tjera të rëndësishme për numrin e punëtorëve, zhvillime historike relativisht të fundit. Megjithatë, në regjimet e ndryshme që i përafrohen një ideali liberal të demokracisë, duke përfshirë regjimet më të suksesshme liberal-demokratike (qoftë të matura me Indeksin e Demokracisë apo V-Dem), greva është brenda ligjit. Në të vërtetë, MacFarlane (1981: 196) e sheh të drejtën e grevës si një nga “gurët kryesorë të shoqërisë politike demokratike”.

    Një zotërim i plotë i specifikimeve analitike të lirive themelore përfshin çështje delikate teorike. Ne mendojmë se e drejta për grevë do të cilësohej si bazë, duke pasur parasysh kushtet mbizotëruese në demokracitë liberale bashkëkohore. Duke pasur parasysh se greva është, ose përfshin, një formë proteste morale, ajo është një shembull i ushtrimit të plotë të fuqive morale. E drejta për grevë zvogëlon kërcënimin ndaj ushtrimit të plotë dhe të informuar të atyre kompetencave që do të impononte ndalimi i grevës. Aty ku shohim një problem të mundshëm është se e drejta mund të mos jetë e patjetërsueshme: ajo mund të bëhet e tepërt nga ndonjë e drejtë tjetër, si e drejta për një nivel të caktuar të demokracisë në vendin e punës ose për një të ardhur bazë universale. Këto të drejta të tjera, megjithatë, ndryshojnë nga e drejta për grevë në atë që dukshëm nuk favorizohen nga metoda historike e specifikimit. Prandaj, qasja hibride, të cilën Rawls e mendoi të përshtatshme me rastin dukshëm më pak të diskutueshëm, për liberalët, të lirisë së shprehjes, favorizon njohjen e së drejtës për grevë si bazike.

    Ndërsa ky është larg nga fundi i historisë, ne jemi mesatarisht optimistë se liberalizmi dhe e drejta për grevë mund të gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshme./Reporteri.net/.

    Teksti është përkthyer nga gazeta online “Reporteri.net” prej tekstit origjinal “Liberalism and the Right to Strike” nga bashkëautorët, Stephen K. McLeod dhe Attila Tanyi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!