×
  • Prospect
  • Prospect

    Mendimi i Schopenhauer si ndriçim i krizës së moshës së mesme

    Reporteri
    13 Shtator 2022 | 17:52

    Autor: Kieran Setiya


    Pavarësisht reflektimit mbi jetën e mirë për mbi 2 mijë e pesëqind vite filozofët nuk kanë pasur shumë çka të thonë për moshën e mesme. Për mua, t’i afrohesha të katërdhjetave ishte një periudhë krizeje stereotipike. Pasi kapërceva pengesat e linjës së karrierës në akademi, e dija se isha me fat të isha profesor filozofie. Megjithatë, duke u kthyer prapa një jete të nxënë, nxitimi për të bërë gjërat, e gjeta veten duke pyetur, çfarë tani? Ndjenja një lloj ripërsëritje dhe jodobie, të projekteve të përmbushura që zëvendësohen me disa të tjerë. Do të përfundoja një artikull, të ligjëroja në këtë klasë, dhe ta bëja edhe njëherë të tërën. Nuk ishte çdo gjë e pavlerë.  Edhe bë zbaticat më të ulëta, nuk është se ndihesha pa kuptim rreth asaj që bëja. Megjithëkëtë, rrjedha e aktiviteteve, ndonëse në vetvete racionale, më dështonte.

    Nuk jam i vetëm. Mbase edhe ju jeni ndjerë, po ashtu, me një zbrazëti në ndjekjen e qëllimeve të vlefshme. Kjo është njëra nga format e krizës së mes-moshës, që njëherit është e njohur por edhe enigmatike. Paradoksi është se suksesi mund të duket si dështim. Sikurse çdo paradoks, thërret për trajtim filozofik. Çfarë është kjo zbrazëti nëse nuk është një zbazëti e pakualifikuar në të cilin nuk shohim vlerë në  asgjë? Çfarë shkonte keq me jetën time?

    Në kërkim të një përgjigje, iu ktheva filozofit pesimist të shekullit të 19’të, Arthur Schopenhauer. Schopenhauer është famkeq në predikimin e kotësisë së dëshirës. Se të marrësh çfarë dëshiron në fakt nuk të bën të lumtur nuk ishte e befasishme për të. Në anën tjetër, të mos e kesh është po aq e keqe. Për Schopenhauerin, ju jeni i mallkuar nëse e beni, jeni i mallkuar nëse s’e bëni. Nëse arrini atë që doni, ndjekja juaj përfundon. Tani më je pa qëllim, i pushtuar nga një “kotësi dhe zbrazëti e frikshme”, siç e thotë ai te Bota si Vullnet dhe Përfytyrim (1818). Jetës i duhet drejtim: dëshira, projekte, qëllime, që deri më tani nuk janë të arritura. Dhe megjithatë, edhe kjo, është fatale. Sepse të duash atë që nuk e ke është vuajtje. Duke e thyer zbrazëtinë duke gjetur gjëra për të bërë, ju e keni dënuar veten në mizerje. Jeta “lëkundet si lavjerrës para dhe mbrapa, nga dhimbja dhe kotësia, dhe këto dyja në fakt janë përbërësit përfundimtar të saj”.

    Fotografia e jetës siç e paraqet Schopenhauer mund të duket padrejtësisht e errët. Shpesh, mosha e mesme sjell me vete dështime dhe suksese në projekte të çmueshme: keni një punë për të cilën keni punuar për shumë vite, partneri që shpresonit ta takonit, familja që dëshironit ta nisnit – ose përndryshe nuk i keni. Sidoqoftë, ju kërkoni drejtime të reja. Por, përgjigja në arritjen e qëllimeve tuaja, ose t’i dorëzoni ato, duhet e qartë: thjesht bëni të reja. E as ndjekja e asaj që doni nuk është agoni e pastër. Rindërtimi i ambicieve tuaja mund të jetë qejf.

    Megjithatë, mendoj se Schopenhauer diku ka të drejtë në zymtësinë e koncepsionit tonë për marrëdhëniet me qëllimet, dhe mund të ndriçojë në tërësi errësirën e moshës së mesme. Të marrësh në dorë projekte të reja, në fund të fundit, thjesht e bën më të paqartë problemin.  Kur synoni një qëllim të ardhshëm, kënaqësia shtyhet: suksesi ende ka kohë për të ardhur. Por, në momentin që keni sukses, arritja e juaj është në të kaluarën. Ndërkohë, angazhimi i juaj me projekte përmbys veten. Në ndjekje të një qëllimi, ose dështoni, ose në të pasurit sukses në të, fuqia e saj për t’ua udhëzuar jetën merr fund. Pa dyshim se mund të formuloni plane tjera. Problemi nuk është se do të mbeteni pa projekte (gjendja e paqëllimtë e kotësisë së Schopenahuerit), por është te problemi i mënyrës së angazhimit tuaj me ato që kanë më së shumti rëndësi për juve që t’i përfundoni dhe kështu t’i përjashtoni ato nga jeta uaj. Kur ndiqni një cak, ju e shterni interaksionin e juaj me diçka të mirë, sikur të ishin duke bërë miq të rinj thjesht për t’iu thënë lamtumirë.

    Rrjedhimisht dhe figura e zakonshme e krizës së moshës së mesme: përpjekjet për arritja më të larta, të fiksuar pas kryerjes së gjërave, që përndjekjet nga zbrazëtia e jetës së përditshme. Kur jeni të fiksuar me projekte, në mënyrë të paepur duke i zëvendësuar të vjetrat me të reja, kënaqësia është gjithmonë në të ardhmen. Ose në të kaluarën. Është hipotekuar, më pas arkivohet, por nuk posedohet kurrë. Në ndjekjen e qëllimeve, ju synoni rezultate që përjashtojnë mundësinë e asaj ndjekjeje, duke shuar shkëndijat e kuptimit në jetën tuaj.

    Pyetja është se çfarë duhet bërë për këtë. Për Schopenhauerin nuk ka rrugëdalje: ajo që unë po e quaj krizë e moshës së mesme është thjesht gjendja njerëzore. Por Schopenhauer e kishte edhe gabim. Për të parë gabimin e tij, ne duhet të bëjmë dallime midis aktiviteteve që vlerësojmë: midis atyre që synojnë përfundimin dhe atyre që nuk e bëjnë.

    Duke përshtatur terminologjinë nga gjuhësia, mund të themi se aktivitetet “telic” – nga “telos”, fjala greke për qëllimin – janë ato që synojnë gjendjet përfundimtare të përfundimit dhe rraskapitjes. Ju jepni mësim në një klasë, martoheni, krijoni një familje, fitoni një rritje. Megjithatë, jo të gjitha aktivitetet janë të tilla. Të tjerat janë ‘atelike’: nuk ka asnjë pikë përfundimi në të cilën synojnë, ose gjendje përfundimtare në të cilën janë arritur dhe nuk ka më për të bërë. Mendoni të dëgjoni muzikë, të jeni prindër ose të kaloni kohë me miqtë. Janë gjëra që mund të ndaloni së bërë, por nuk mund t’i përfundoni ose t’i përfundoni ato. Përkohësia e tyre nuk është ajo e një projekti me një qëllim përfundimtar, por e një procesi të pakufishëm.

    Nëse kriza e diagnostikuar nga Schopenhauer ndez investimet e tepërta në projekte, atëherë zgjidhja është të investoni më plotësisht në proces, duke i dhënë kuptim jetës suaj përmes aktiviteteve që nuk kanë pikë përfundimtare: pasi ato nuk mund të përfundojnë, angazhimi juaj me ta nuk është. shterues. Nuk do të përmbysë vetveten. As nuk e nxit ndjenjën e zhgënjimit që Schopenhauer përçmon në dëshirën e pakënaqur – ndjenjën e të qenit në distancë nga qëllimi i dikujt, në mënyrë që përmbushja të jetë gjithmonë në të ardhmen ose në të shkuarën.

    Nuk duhet të heqim dorë nga synimet tona të vlefshme. Arritja e tyre ka rëndësi. Por ne duhet të meditojmë gjithashtu mbi vlerën e procesit. Nuk është rastësi që të rinjtë dhe të moshuarit në përgjithësi janë më të kënaqur me jetën sesa ata në moshën e mesme. Të rinjtë në moshë madhore nuk kanë hyrë në projekte që përcaktojnë jetën; të moshuarit kanë arritje të tilla pas tyre. Kjo e bën më të natyrshme që ata të jetojnë në të tashmen: të gjejnë vlerë në aktivitetet atelike që nuk shterohen nga angazhimi apo shtyhen për të ardhmen, por realizohen këtu dhe tani. Është e vështirë t’i rezistosh tiranisë së projekteve në moshën e mesme, të gjesh një ekuilibër midis telikut dhe atelikut. Por nëse shpresojmë të kapërcejmë krizën e moshës së mesme, t’i shpëtojmë zymtësisë së zbrazëtisë dhe humbjes së vetvetes, kjo është ajo që duhet të bëjmë.

    Shkrimi është përkthyer nga gazeta online Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!