×
  • Prospect
  • Prospect / Poezi

    Mjegull

    Autor:Antonia Pozzi
    24 Tetor 2023 | 15:09

    Antonia Pozzi (1912–1938) ishte një poete dhe fotografe e cila lindi në Milano dhe dhe aty vdiq. Asnjë nga poezitë e saj nuk u botua gjatë kohës kur ishte gjallë.

    Në u takofshim sonte në mbrëmje
    në rrugën përmbytur me mjegull
    do të thaheshin gjithë pellgjet
    qark nesh do qe nxehur dheu:
    dhe faqja ime mbi teshat e tua
    shpëtim për jetën do të qe.

    Por balli i vajzave, i lëmuar
    vitet e mia më kujton: një pemë
    vetëm kam si mik në këtë rrebesh në terr
    dhe dritat e venitura të karrocave më bëjnë të dridhem
    të fërgëlloj e vdekjen të thërras.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!