×
  • Prospect
  • Prospect

    Opinioni publik

    Reporteri
    10 Shtator 2022 | 12:58

    Autor: George Santayana


    Opinioni publik dhe vetë publiku janë trillime konceptuale; megjithatë natyra është e mbushur përplot me trupa të përbërë që llogariten si njësi në fizikë, e gjithashtu edhe në politikë. Një konstelacion në qiell mund të jetë fare mirë një entitet mitik; por një ari dhe gaforre janë agjentë konkretë dhe gjallë.

    Edhe një top bore është njësi dinamike kur fluturon, e drejtuar mirë, dhe godet një kalimtar. Secila fjollë bore ka qenë e lehtë dhe brishtë, fluturonte në ajr pa ndonjë synim të qartë ose momentum; por kur një çapkën i vogël i shtyp një mijë [fjolla bore], ajo bëhet aq e fortë dhe e shtrëngueshme si akulli. Ashtu edhe nocionet e turbullta dhe animozitetet e individëve të pavendosur mund të bëhen tërbim kompakt në një turmë; dhe fjalët që një demagog zgjedh për t’i fiksuar ato nocione dhe t’i mpreh ato animozitete, mund të shndërrohen, për një kohë, në një pasion të papritur në një mijë mendje.

    Atëherë, a është ky pasion një pasion publik? Po, politikisht, për momentin, ajo turmë dominohet prej saj, dhe shpall, e ndoshta edhe miraton me një rrjedhje të madhe të vullnetit të lirë.

    Sidoqoftë, asnjë njeri, përveç oratorit, nuk do t’i gjente ato fjalë t’i përfaqësonte apo t’i transformonte ndjenjat e tij, e pa ato fjalë të imponuara asnjëri prej tyre nuk do të mund të ndjente atë pasion të parezistueshëm e të lavdishëm.

    Përkthyer nga gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!