×
  • Prospect
  • Prospect

    Schopenhauer, mbi leximin dhe librat

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 16:59
    Filozofi gjerman, Arthur Schopenahuer/ Foto: Saatchi Art

    Përktheu: Xhezair Dashi


    Kur lexojmë, dikush tjetër mendon për ne: ne vetëm se përsërisim proceset e tij mendore.

    Është njëjtë si me nxënësin, kur mëson të shkruajë, që me lapsin e tij ndjek vijat që bën mësuesi. Në këtë mënyrë, kur lexojmë, puna e të menduarit, në masën më të madhe, na merret. Për këtë arsye ne me vetëdije ndjejmë një lloj çlirimi kur kthehemi të lexojmë pas okupimit me mendimet tona.

    Por, në lexim, sidoqoftë, kokat tona janë thjesht arenë e mendimeve të dikujt tjetër. Dhe, prandaj ndodh që kur një person lexon për së tepërmi – sikur të themi, tërë ditën, dhe e argëton veten duke kaluar kohë pamendjeje devijimi nga leximi – gradualisht ai humbet aftësinë për të menduar për veten: sikur një njeri që tërë ditën nget [një vetur, p.sh] harron se si ecet. Kështu, megjithatë, u ka ndodhur shumë njerëzve mësimtar: kanë lexuar deri në budallallëkun e vetes së tyre. Sepse të lexohet në secilin moment që gjen kohë, dhe të lexohet në mënyrë konstante, është më paralizuese për mendjen se sa vazhdimisht të bësh punë krahu, e cila, së paku, të lë të ndjekësh mendimet tua.

    Sikur një sustë, e cila përmes presionit të vazhdueshëm nga një trup i jashtëm e humbet elasticitetin, ashtu i ndodh edhe mendjes nëse shtrëngohen në vete vazhdimisht mendimet e dikujt tjetër. Dhe, njëjtë sikur prishet barku duke u mbiushqyer dhe kështu duke e dëmtuar tërë trupin, njëjtë edhe mendja mund të tejmbushet dhe ngulfatet nga ushqimi i tepërt. Sepse, aq më shumë që njeriu lexon, aq më të rralla janë gjurmët e asaj që ka lexuar; mendja këtu bëhet si tablo mbi të cilin është shkruar disa herë përmbi të.

    Andaj edhe është e pamundshme të reflektohet [në atë që është lexuar]; dhe vetëm përmes refleksionit njeriu mund të asimilojë atë që ka lexuar nëse dikush lexon drejt një gjëje pa e shqyrtuar atë më vonë në mendje, sepse ajo që është lexuar nuk zë rrënjë, por në pjesën më të madhe humbet.

    Në të vërtetë, njëjtë si ushqimi trupor ashtu edhe ai mendor: rrallë se një e pesta e asaj që merret mund të tretet; pjesa ae mbetur avullohet dhe respirohet, e kështu me radhë.

    Nga e tëra kjo mund të përfundohet se mendimet e vendosura në letër janë asgjë më shumë se fërkemë në rërë: ne shohim rrugën që dikush ka ndjekur, por për të ditur atë që [ecësi] ka parë, na duhen sytë e tij.

    *Teksti është përkthyer nga gjuha angleze (Arthur Schopenhauer, On Reading and Books), në shqip, nga Gazeta Online Reporteri.net. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!