Poezi nga Raymond Carver

Sot në mëngjes u zgjova me shi
mbi qelq.

Dhe kuptova
se prej kohësh tashmë
kam zgjedhur të kalburën kur
mund të bëja tjetërsoj.

Reklamë

A përndryshe,
thjesht më të lehtën e mundshme.

Përballë të virtytshmes. Apo të zorshmes.

Mendime të këtilla më vijnë
kur kaloj ditë me radhë në vetmi.

Si tani. Orë që shpenzoj
në shoqëri të vetes gojëkyçur.

Orë e orë të tëra
njësoj si një dhomë e vogël.

Reklamë

Me veç një rrip tapeti ku mund të ecësh.