×
  • Prospect
  • Prospect

    Sikur dikush është aty

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 17:33

    Autor: Ken Macleod


    Ka dy lloj përvojash, të dyja më kanë ndodhur disa herë dhe asnjërën s’e shpjegoj dot. Në fakt, mund të jap një numër shpjegimesh për to mu në vend: mund të jenë misterioze por jo mistike, dhe nuk më bëjnë të dyshoj për asnjë moment se po ndodhë ndonjë gjë e pashpjegueshme. I kam përshkuar më së miri që kam mundur si incidente të vogla në romane, dhe rrallë kam dëgjuar dikë të thotë se e dinë se për çka e kam fjalën.

    Ajo e llojit të parë më daton që nga fëmijëra e vonshme dhe adoleshenca e hershme. Nuk më ka ndodhur më që atëherë. Deri në moshën 10 vjeçare jetoja në ishullin Lewis dhe aty më ndodhi. Mund të kisha qenë tetë ose nëntë vjeç. Në pasdite të ngrohta e me diell – që ndodhnin rrallë – shkoja të eksploroja një lumë të ngushtë afër shtëpisë sonë. Anët e saj ishin shkëmbore dhe të pjerrëta: dy shkëmbinj, ballë për ballë. Në katin e saj, një rrugë me një binar kalonte buzë një lumi të vogël. Bëja gjëra të vrazhda dhe të rrezikshme si të ecja përgjatë një tubi uji që kalonte pranë një ure të lashtë guri, ose të ngjitesha nga një gur në tjetrin. Dhe herë pas here, ngjitesha në anën e glenit për t’u ulur në buzën e një hapi shkëmbi afër majës, duke komanduar rrugët me një mitraloz imagjinar.

    Në njërën herë, ose më shumë, të këtyre aventurave të mia nisa të bëhesha intenzivisht i vetëdijshëm rreth diçkaje që kumbonte nga qetësia, drita e diellit, vetmia, dhe gurët. Mund ta përshkruaj vetëm si një ndjesi të një prezence madhështore. Ishte gjithkund, si një vezullim i nxehtësisë në ajr. Mbase isha i frikësuar së pari por ajo kaloi, dhe u bë diçka që thjesht ishte atje, si drita që është atje.

    Jo befasisht për një djalë nga një shtëpi priftërore, unë nuk kisha pasur as edhe spiritualetin më fëmijëror. Kam besuar çka më është thënë, por për aq sa mendoja ishte e gjitha për fakte të një realitet ndaj të cilit nuk kisha përvojë personale, si Australia. Thjesht nuk më shkonte ndërmend t’ia atribuoja këtë ndjenjë prezence Perëndisë, ose ndonjë agjencie mbinatyrore.

    E as, për aq sa më kujtohet, nuk më shkonte ndërmend kur përvoja mu rikthye disa vite më vonë. Një pasdite me diell në Lochcarron isha vetëm, duke eksploruar shtratin e lumit që ishte i gjerë e i thellë. Nuk isha larg vendbanimeve njerëzore por nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë zë përveç lumit mbi gurë, myshkut që pikonte dhe insekteve që gumëzhinin. Dielli ishte lart në perëndim, duke ndriçuar fort njërën anë të grykës. Unë isha në anën tjetër, në hije, në anën e errët. Nuk kishte asgjë drithëruese apo të frikshme në rrethinën time, asgjë të rrezikshme në situatën time. Nga hiçi, ndjesia e pranisë u kthye, kumbonte nga shkëmbinjtë.

    Lloji i dytë i përjetimit ishte më ndryshe. Përsëri, më kujtohet saktësisht ku isha kur më ndodhi për herë të parë. Rreth moshës 16 vjeçare tendencat e mia adoleshente të introspeksionit u bënë më të këqija nga librat e Colin Wilson (ose më mirë, ajo pjesë e vogël e veprës së tij që ishte shkruar në fillim të viteve 1970). Atë që e kisha lexuar më kohëve të fundit Poezi dhe Misticizëm (1969). Si të gjithë librat e tij e me çfarëdo teme, ajo përmban ekspozitë të plotë të pikëpamjeve të tij. Ndryshe nga shumica prej tyre, është e shkurtë. Efekti që pati mbi mua ishte se më bëri intenzivisht të vetëdijshëm për objektet që më rrethonin. Deri më tani mirë – Kurrë nuk do ta ta harrojë gotën e çajit nga dritarja e kuzhinës. Dhe urdhri budist i përsëritur nga sorrat e stërvitura në romanin utopik të Aldous Huxley, “Ishulli“, i lexuar gjithashtu së fundmi, ishte rrallë larg mendjes sime: “Vëmendje! Vëmendje!”.

    Një mëngjes të bukur, po ecja përgjatë një rruge të gjatë të gjerë me një mur të lartë në të majtë. Si zakonisht isha i preokupuar me mendimet e mia. Muri dhe rruga pa tipare, dhe linjat e gjata të perspektivës, mund të kenë ndihmuar në nxitjen e asaj që ndodhi. Nga askund, nga një hap në tjetrin, më pushtoi një habi që isha unë. Ishte si një përsëritje e dytë e vetëdijes, e kombinuar me një shkëputje të çuditshme, sikur mendja ime të ishte larguar nga personaliteti im dhe të pyeste veten se si mund të ishte kështu.

    Atomic Discourse Gale, transmetuesi i romanit tim fantastiko-shkencor Learning the World, e përshkruan përvojën shumë më mirë se sa mundem:

    U bëra shumë i vetëdijshëm rreth asaj që jam unë, dhe u ndjeva çuditshëm. Dukej sikur një mendje më e gjerë e më e ftohtë e gjeti veten në kokën time, dhe çuditej të gjendej atje e të shihte me sy të mi. Dhe përsëri, kjo mendje e gjerë ishte e imja. Shumë e çuditshme. Kaloi për disa minuta, duke më lënë të dridhur, kurioz, dhe të paaftë për ta rikapur. Kurrë nuk kam gjetur emër për këtë përvojë, edhe pse disa herë më ka ndodhur, as s’mund ta thërras dhe as s’mund ta parandaloj shfaqjen e saj.

    Krejt kjo është e vërtetë për mua. Çfarë do të doja të gjeja, duke e shkruar këtë, është nëse dikush tjetër e di për çfarë po flas. Gale vazhdon:

    Kur ua them njerëzve ose më shikojnë bosh ose më thonë: ‘Oh, do të thuash edhe ti e ke këtë?”. Por nuk është lidhje mes nesh, e as sekret, veç një çuditëri, një anomali, mbase një karakteristikë e rëndomtë e mendjeve tona si aftësi për të kthyer gjuhën e gojës rrotull. Nuk zgjidh asnjë problem, nuk sjell asnjë depërtim mendor, dhe përsëri, më lë me një mbresë rëndësie. Kjo mbresë, kjo pas-shije, mund të jetë sekreti i zbrazur i saj: mund të jetë një ngërç i imët në procesin kur truri ynë gjenë kuptim në domethënie.

    Por a ka të drejtë? Do të doja ta dija.

    Autori Ken MacLeod është shkrimtar i romaneve fantashkencor.

    Teksti është përkthyer nga gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!