×
  • Prospect
  • Prospect

    Vizitori

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 16:55

    Autor: John Burnside

    “Kam shoqëri të madhe në shtëpi, veçanërisht mëngjeseve, kur askush s’më thërret”. Rikujtimi i Henry David Thoreau për përvojën e tij të vetmisë shpreh shumë ide të zakonshme rreth punës – por edhe privilegjet e dukshme – të të qënit vetëm. Siç edhe e shpjegon gjallërishëm në Walden (1854), shpjegimin e tij klasik për kohën e çuar vetëm në pyjet e Massachusetts – atje shkoi “të jetoj thellëisht dhe ta përtyp tërë palcën e jetës”. Ngjashëm, kur kthehem mbrapsht në vetmi, shpresoj të rilidhem me një botë më të gjerë e përtej njerëzores, dhe kështu të bëhem i vetëdijshëm, duke rikuperuar atë që Ungjilli i Thomas e quante, “ajo që ishte, para se se të nisnim të ishim”.

    Gjithmonë ka qenë një hap kyç në “shtegun” ose “rrugën” e filozofisë Taoiste (‘rruga’ duke qenë përkthimi fjalëpërfjalshëm i Tao-s) për t’u nisur drejt botës së egër dhe ta lëshë veten zhveshur ndaj çdo gjëje që gjen, qofshin ato agonitë e Shën Antonit, ose shkëputjet e mjeshtërve taoistë. Të vetëm në pyje, ne largojmë nga trupi konventat që shoqërinë tonë e mbajnë rreth lirisë/kufizimit nga akrepat e orës, në veçanti, faktor ky tejet i rëndësishëm. Ne jemi të hapur ndaj tjetrit, më konventa më pak konvencionale: në natyrë, kafshët mund të na flasin, zogjtë ndoherë na çojnë drejt ujit apo dritës, ose era bëhet lëkurë e dytë. Në të egrën, mbase gjejmë edhe trupat tonë e vërtetë, të krijueshme, të gjallë edhe të pandarë nga pjesa tjetër e krijimit – por kjo vjen vetëm kur të ndahemi, jo vetëm nga kufizimet e orës dhe kalendarit dhe konventave sociale, por edhe nga dëshirat nganjëherë klandestine, pritjeve dhe frikërave me të cilat kemi ardhur.

    Për shumë prej neve, vetmia është tunduese sepse është “vend spastrimi”, siç e ka quajtur filozofi izraelit Martin Buber. Aspirata jonë për udhëtim në atë vend të largët mund të jetë kënaqësi thjesht e të qënit diku larg, pa barrat e kotësisë dhe korrupsionit të përditësisë. Për mua, të qënit vetëm është të qëndroj esëll në një botë të ngjeshur e të zhurmshme – unë kam atë që pianisti kanadez Glen Gould e quanti “koeficient të lartë vetmie” – por është edhe mënyrë e hapjes së hapësirave kreative, për t’i dhënë vetes shans të jem mjaftueshëm qetë për të parë e dëgjuar se çfarë ndodh pastaj.

    Ka prej atyre që janë të prirur të jenë endacakë të pastër të përhershëm të pyjeve, që nuk rrinë shumë. Menjeherë sapo të rinohen nga magjia e kontemplimit vetjak, ata kthehen në përditshmëri. Në ndërkohë, pyjatari i përkushtuar rëndom është diçka më shumë. Megjithatë, edhe nëse vetmia kontemplative të jep një tro të sublimes (ose, nëse janë ashtu të bërë, të hyjnores), ngriten menjëherë pyetje. Çfarë tani? Çka është qëllimi i kësaj vetmia? Cilës gjë i shërben?

    Ta marrësh veten jashtë nëpër pyje si pjesë të një kërkimi shpirtëror është një gjë, por të mbetesh atje brenda njëfarë ekstaze shterrpe është një gjë tjetër. Mistiku anglo-amerikan Thomas Merton argumenton se “nuk ka fatkeqësi më të madhe të jetës shpirtërore se sa të kllapohesh në një jorealitet, ngase jeta mirëmbahet dhe ushqehet nga marrëdhënia jonë vitale me realitetet jashtë dhe mbi neve. Kur jeta jonë ushqehet në jorealitet, ajo vdes urie”. Nëse praktikohet si pjesë e një rruge të jetuar shpirtërore, thotë ai, dhe jo vetëm si një përpjekje për të ikur nga korrupsioni ose si një shprehje misantropike, “vetmia juaj do të prodhojë frute të mahnitshme në shpirtërat e njerëzve që s’do t’i shohësh kurrë në tokë”. Kjo është një gjë, që miku dhe mësuesi i Ralph Waldo Emerson-it gjithashtu e thotë. Vetmia është esenciale në shtigjet shpirtërore, argumenton ai, por “ne kërkojmë këtë lloj vetmia që do të na mbajë drejt zbulesave të saj kur jemi në rrugë e në pallate…nuk është rrethanë e të parit më shumë ose më pak njerëz por gatishmëria e ndjeshmërisë që importohet”.

    Thoreau, sidoqoftë, ndjente mprehshëm korrupsionin e një shoqëria politikisht të kompromentuar, të orientuar nga profiti, të një shoqëria skllav-mbajtëse. Vepra e tij e botuar pas vdekjes, Cape Cod (1865), është, së paku pjesërisht, një shprehje ankthi, madje edhe vuajtje, ku shpaloste dëshirën e tij për t’ia kthyer shpinën shoqërisë amerikane. Megjithatë, pjesën më të madhe të jetës së tij, ai mbante afër parimin e Emerson-it, siç e rikujton në Walden:

    Edhe aty, si çdo vend tjetër, nganjëherë prisja Vizitorin që s’vjen kurrë. Vishnu Purana thotë “i zoti shtëpisë duhet të qëndrojë deri në mbrëmje në oborr sa kohë t’i duhet ta mjelë lopën, ose më gjatë nëse dëshiron, të pres ardhjen e një mysafiri”. Shpesh e kryeja këtë detyrë mikpritjeje, pritja mjaftueshëm të mjelja një tufë lopësh, por nuk e shihja njeriun të afrohej nga qyteti.

    Mbase “Vizitori që s’vjen kurrë” është njeriu që afrohet nga qyteti – ose mbase është dikush tjetër, më misterioz – ose mbase ardhje më pak dashamirëse. Siç kujdeset Merton, natyra (bota e egër) është një vend për të humbur, aq sa edhe për t’u gjetur. “E para, shkretërira është vendi i çmendurisë. E dyta, është ku djalli bën refugjatin, i përzënë…’të endet në vende të thata’. Etja çmend njerëz, dhe vetë djalli është i çmendur me një lloj etje për eksellencën e tij të humbur – i humbur sepse ka mërzitur veten në të dhe ka mbyllur çdo gjë tjetër”.

    Karl Marksi e shpreh këtë ide në një mënyrë tjetër. Në veprën e tij A Contribution to the Critique of Hegel’s Philosophy of Right (1844) ai thotë: “Çfarë ndryshimi ka midis historisë së lirisë sonë dhe historisë së lirisë së derrit, nëse ajo mund të gjendet vetëm në pyje? … Është e njohur që pylli i bën jehonë asaj që bërtisni në të”. Marksi e pa fenë – dhe nënkuptuar, jetën shpirtërore në përgjithësi – si “opium të popujve”, por pika e rëndësishme është nevoja për të qenë të kujdesshëm për rreziqet e të menduarit pyjor. Si në çdo përrallë dhe romancë mesjetare, shkretëtira është e mbushur me dragonj, por vetëm disa prej tyre janë vendas në këtë vend. Pjesa tjetër prezantohet nga vetë pelegrini i vetmuar, kërkimi i të cilit ishte dukur kaq i pastër dhe me qëllim të mirë kur u nis.

    Nëse vetmia nuk na kthen në shoqëri, ajo mund të bëhet një qorrsokak shpirtëror, një akt vetëkënaqjeje ose arratisjeje, siç e dinin të gjithë Merton, Emerson, Thoreau dhe mjeshtrit taoistë. Mund ta admirojmë lirinë e derrit të egër, madje mund ta kemi zili, por për sa kohë që të tjerët janë të skllavëruar, të uritur ose të mbajtur robër nga konventat shoqërore, është detyra jonë të kthehemi dhe të bëjmë ç’të mundemi për çlirimin e tyre. Sepse klisheja e vjetër është e vërtetë: çfarëdo që të bëj, nuk mund të jem i lirë ndërsa të tjerët janë skllavëruar, nuk mund të jem vërtet i lumtur ndërsa të tjerët vuajnë. Dhe, pa marrë parasysh se sa sublime ose afër hyjnores mund të jetë kasollja ime e vetmuar në shkretëtirë, ajo është një parajsë sterile zbrazëtie dhe zemërimi nëse nuk jam i përgatitur të kthehem dhe të marr pjesë aktive në botën shoqërore. Thoreau, ajo ikonë e soditjes së vetmuar, u kthye përfundimisht për të mbështetur kauzën e zhbërjes së skllavërisë. Duke vepruar kështu, ai parashtroi parimet e mosbindjes civile që më vonë do të frymëzonin Gandin, Martin Luther King dhe luftëtarët e lirisë së lëvizjeve antiimperialiste në mbarë botën.

    “Asnjë njeri nuk është ishull, e as krejtësisht më vete”, shlroi John Donne, në një pjesë të cituar shpesh, por impkati i plotë i saj vjen në vazhdimësinë e përsiatjeve të tij, ku ai shkruan:

    Secili njeri është një cop kontinenti, pjesë e kryesores. Nëse një tufë lahet nga deti, Evropa është më e pakta, si dhe nëse do të ishte një kep, si dhe nëse do të ishte një feudali i mikut tënd ose i yt: vdekja e çdo njeriu më pakëson mua, sepse jam përfshirë në njerëzimin, dhe prandaj mos dërgo kurrë që të dish se për kë bie zilja; bie për ty.

    Është një nga paradokset e mëdha të vetmisë, që nuk na ofron një arratisje, as parajsë, as vendbanim ku mund të ruajmë me mendjemadhësi integritetin tonë duke injoruar një botë të mbrapshtë dhe të korruptuar shoqërore, por një rrugë kthimi në atë botë. dhe një motiv i ri për të qenë atje. Për më tepër, mund të gjallërojë një ndjenjë të re të asaj që do të thotë shoqëri – dhe, bashkë me të, një mirësjellje dhe mikpritje që shkon përtej çdo gjëje që mund të dekretojë sjelljet e mira. Sepse, pavarësisht se kush jam dhe çfarëdo që mund të kem arritur ose jo, jeta ime varet nga përgatitja, gjithmonë, për të vetmin vizitor që nuk vjen kurrë, por mund të arrijë në çdo moment, nga pylli ose nga qyteti.

    Teksti është përkthyer në gjuhën shqipe nga gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!