×
  • Show Time
  • Show Time

    Veprimi i fundit i Feros, para se të përfshihet në plagosje

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 15:47

    Reperi Fero është përfshirë në një incident në Prishtinë, që ka rezultuar me një plagosje. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen Lakërishte në kryeqytet.


    Mësohet se i plagosur nga ky rast ka mbetur menaxheri i këngëtarit Fero, Meti Elshani.

    Policia deri më tani ka arrestuar dy persona për këtë rast. Ende nuk është konfirmuar nëse edhe Fero është në mesin e të arrestuarve. Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje të momentit të arrestimit që u krye pasi ndodhi rasti.

    Por pak para kësaj ngjarje, Fero në instagram ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke trajtuar fytyrën në një studio estetike.

    E pikërisht përballë këtij vendi ka ndodhur përleshja që përfundoi me plagosje, shkruan Reporteri.net. Pak minuta pasi Fero ka kryer trajtimin e fytyrës së tij, siç shihet në foton e mëposhtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!