Familja e Dua Lipës është duke pushuar në pikat më turistike të Shqipërisë, si Syri i Kaltër apo Thethi.
Dukagjini dhe Anesa Lipa së bashku me fëmijët e vegjël kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për ca ditë pushimi.
Babai i Duas, ka ndarë në Instagram fotografi nga pushimet dhe është parë në shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijëve.
Ndërsa këngëtarja 25-vjeçare ka vendosur të qëndrojë në SHBA me të dashurin Anwar Hadid dhe t’i përkushtohet projekteve të reja muzikore që priten të vijnë së shpejti.


