Armend Baloku është aktor i njohur nga Kosova.
Ai famën më të madhe e mori tek seriali i njohur “SHPK Nazi” ku luajti rolin e Frrokut.
Por pak e dinë se vite më parë, Frroku ka qenë i inkuadruar në politikë.
Ai ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë që udhëhiqej nga Nexhat Daci, e cila u formua pas “Kuvendit të karrigeve” të LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Por si politikan nuk i eci mbarë, pasi LDD ku zhvillonte aktualitetin politik u shua pas pak vitesh.
Megjithatë shuarja e kësaj partie i ka bërë hajr atij, pasi sot Armendi është një nga aktorët më të njohur në vendin tonë.


