Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë së fundmi një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.
Ajo publikuar një fotografi të një skulpture të Mbretëreshës Teutë, e cila paraqitet e tëra nudo. Ky postim ka shkaktuar një debat të madh lidhur me interpretimin dhe respektin ndaj trashëgimisë ilire.
Në postimin e saj në Facebook, Adelina ka shprehur një pyetje të hapur ndaj ndjekësve të saj duke shkruar: “Të dashur miq. Në shumë religjione, femra është e veshur/mbuluar. Si ma komentoni këtë përmendore të Mbretëreshës sonë Teutë?”.
Reagimi i Adelinës, vjen pas një serie polemikash të shumta në media, duke përfshirë një debat virtual me hoxhë Shefqet Krasniqin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.