Adriana Matoshi vazhdon të jetë ndër aktoret më të suksesshme shqiptare.


Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në “See a Paris”, shkruan lajmi.net.

Matoshi rrëmbeu këtë çmim me rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë”, ndërsa vlerësohet arritje e madhe e saj.

Reklamë

Nuk është hera e parë që ajo shpërblehet për punën e bërë. Adriana nëpërmjet një postimi ka thënë se gjithmonë ka punuar për të arritur suksese.

“Asnjëherë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të”, ka shkruar aktorja pranë postimit.

https://www.instagram.com/p/CBOOrzaBxih/

/Reporteri.net/