×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ai nuk ekziston në jetën e tij”, reagon ashpër nëna e djalit të Meritonit: Kujdestaria më përket vetëm mua

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 14:49

    Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, u ka bërë thirrje publike mediave që të mos publikojnë foton e djalit të tyre të mitur.

    Në një reagim në Instastory, ajo deklaron se Meritoni nuk ekziston në jetën e djalit, dhe se vendimet dhe kujdestaria i përkasin asaj.

    “Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”– shkruan ajo mes të tjerash.

    Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”. Mertion tha se nëse do të bënte një tatuazh, do e lidhte me portretin e djalit.

    “Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!