Vetëm para pak javësh, Amal dhe George Clooney dukej se ishin një hap larg lamtumirës.
Por, ja tek janë, dorë për dorë, më të dashuruar se kurrë, në një event bamirësie në Edimburgo.
Shumë të bukur dhe shumë elegant, dy vipat botërorë, nuk kursyen buzëqeshjet për publikun dhe vështrimet e ngrohta për njëri-tjetrin….duke i dhënë një përgjigje të qartë të gjithë atyre që aluduan për një ndarje të mundshme.
Dukeshin të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin në eventin “People’s Postcode Lottery Charity Gala” , Amal dhe George rikonfirmohen kështu si një ndër çiftet më të bukur të show-biz-it.
Turma u emocionua tek i pa së bashku në tapetin e kuq dhe dyshja ndaloi për të përshëndetur fansat.
Amal dukej e mrekullueshme me një kompelt-pantallon blu, me jakën asimetrike ‘ultra chic’.
George nuk ishte më pak tërheqës: joshës si gjithmonë dhe elegant edhe pa kravatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.