Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën minuta më parë kanë votuar në Prishtinë.

Anita, e cila merr komentet të shumta për stilin e saj të veshjes, edhe kësaj radhe bëri një paraqitje të veçantë sa i përket stilit të veshjes, shkruan Reporteri.net.

Me një palë pantallona të gjëra, e xhaketë të zezë, Anita Haradinaj u shfaq mjaft elegante.

Reklamë


Madje ajo ka zgjedhur të publikojë edhe fotografi gjatë momentit të votimit brenda kësaj qendre votuese.