×
  • Show Time
  • Show Time

    Armend Rexhepagiqi hap zemrën si asnjëherë më parë: Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë!

    Reporteri
    30 Shtator 2024 | 21:26

    Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës në Kosovë, ishte së fundmi mysafir në emisionin “Canapé” në T7, ku pas shumë vitesh vendosi të flasë për tema që deri tani i kishte mbajtur larg vëmendjes publike.

    Rexhepagiqi hapi zemrën për marrëdhënien e tij me konceptin e të qenit baba, duke pranuar se kurrë nuk kishte ndier dëshirën për të pasur fëmijë.

    “Kurrë nuk kam pas dëshirë që të kem fëmijë…Nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime e as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë”, ka deklaruar ai.

    Ai tregoi se fokusi i tij kryesor ka qenë gjithmonë muzika dhe se, ndonëse e respekton rolin e prindërimit, nuk e ka parë kurrë si pjesë të jetës së tij personale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!