Jozefin Marku është shoqëruar në Policinë e Tiranës. Kështu raporton Top Channel.

Shoqërimi i tij në Polici vjen pasi bashkë me një grup prej disa personash, Marku ka rrahur ish-banorin e BBVIP Kosova, Edi Kuçi.

Gazeta online Reporteri.net dje publikoi videon e plotë të këtij sherri.

Reklamë

Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.

Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj këngëtarit nga Shqipëria, Jozefin Marku, lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj kosovarit Eduard Kuçi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Reklamë

Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të vidoes ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar , Edi Kuçin.

Në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel, Marku pretendon se gjithçka ka qenë e inskenuar dhe pjesë e një “skenë aktrimi”.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur ai.

Marku është pyetur edhe lidhur me lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës. Edhe për këtë çështje, ai i ka mohuar pretendimet, duke e cilësuar urdhër-arrestin si të rremë.

Reklamë

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka pretenduar Marku.