Ish-shoku i skuadrës së Barcelonës i Gerard Pique, Riqui Puig, është pjesë e arsyes pse mbrojtësi u nda me ish-partneren e tij Shakira.

Pique u njoh me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia, nga Puig dhe i riu spanjoll e shoqëronte rregullisht Pique gjatë netëve në Barcelonë, gjë që çoi në prishjen e marrëdhënies afatgjatë me Shakira-n.

E dashura e Puig ishte Gemma Iglesias dhe rezulton se ajo ishte një mike e Chia. Ajo e prezantoi Pique-n me Chia-n gjatë një nate jashtë. Pasi Shakira konfirmoi tradhtinë e partnerit të saj, këngëtarja vërtetoi se partneri i saj kishte një lidhje që para datës 4 qershor, kur u zyrtarizua ndarja.

Reklamë

Gazetari dhe paparaci Jordi Martin zbuloi se Pique dhe Puig kanë hartuar një strategji për të shmangur paparacët kur shkojnë në lokalin ‘La traviesa’. Sipas emisionit ‘El Gordo y la Flaca’ të Jordi Martin dhe Univision, nuk ishte aspak rastësi prezantimi i Pique dhe Chia.

Pique ka një shok të ngushtë. Klara ishte në lidhje me vëllain e atij shokut të Pique. Që kur u takuan, ai u dashurua me vajzën. Ata shkëmbyen numrat e telefonit, në fillim u takuan fshehurazi. Pastaj ai jo vetëm që ia merr të dashurën vëllait të shokut më të ngushtë, por edhe e pushon nga Kosmos dhe punëson vajzën.

Së fundmi, tifozët e Barcelonës kanë premtuar se do të dëgjojnë këngët e Shakiras ‘çdo ditë’ në Spotify në një përpjekje për t’i bërë gjërat e sikletshme për ish-partnerin e saj, Gerard Piquen, pasi një model i ri i fanellës shfaqte emrin e saj në pjesën e përparme. Barcelona, e cila sponsorizohet nga Spotify, po bashkëpunon me artistë të mëdhenj të muzikës për dizajne të fanellave. Raportimet në Spanjë kanë sugjeruar se kjo mund të bëhet realitet, duke i bërë gjërat të sikletshme për Piquen. /tch/