Luana Vjollca do të vijë me këngën e katërt me radhë të projektit ‘’Thuaje’’.
Pas trajtimit të bullizmit, traumës, e thirrjes për forcë e ri ngritje, kënga e re duket se do të na sjellë copëza të shpirtit të yllit shqiptar.
‘’A me ra’’ është këngë e shpirtit! Është për njeriun tim të jetës dhe ndaj po gjej vështirësi ta publikoj’’, ka shkruar Luana ditë më parë.
Ky projekt që nuk është zbuluar akoma se kujt i dedikohet do të publikohet nesër dhe sipas pamjeve të para do të jetë një film më shumë se një këngë.
Kështu e ka cilësuar edhe vet Luana, e cila duke ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi shkruan: Nuk është vetëm një këngë… është një film…BAZUAR NË HISTORI TË VËRTETË.
View this post on InstagramReklamë