Një ndër talentët e rinjë të skenës muzikore kosovare Berti Isufi, ‘BERTI’ sot do të publikojë këngën e tij të re, shkruan Portali.info.
Këngëtari ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, saktësisht në ora 18:00 do ta publikojë projektin e tij më të ri të cilin e ka punuar edhe me videoklip.
Kjo nuk është kënga e parë e Bertit, pasi ka kohë që ka filluar të merret me muzikë, por ky do të jetë videoklipi i parë i rep-artistit të talentuar.
Ai njoftimin e bëri përmes profilit të tij në Instagram, ku ndau edhe disa sekuenca nga kjo këngë.